Ndonëse me vonesë, Ministria e Arsimit ka reaguar mbi daljen e nxënësve në protesta kundër “Platformës Shqiptare” gjatë procesit mësimor. Nga ky dikaster  kanë fajësuar drejtorët e shkollave të cilët kanë lejuar që nxënësit të dalin në rrugë, ndërkaq thonë se kanë urdhëruar Inspektoratin Shtetëror të Arsimit që të ndërmerr masat e duhura.

 I kemi dhënë urdhër Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, drejtë për së drejti drejtoreshës së këtij Inspektorati dhe në bazë të informative që na i ka kthyer ajo neve thotë që i ka dërguar të gjithë inspektorët në terren dhe se janë duke  bërë evidentim në çdo shkollë të mesme të cilat kanë nxjerrë nxënësit në rrugë dhe do të bëhet proces verbali dhe pas procesverbalit dhe konform ligjit do të merren masa sanksionuese për të gjithë që e shkelin ligjin – deklaroi Safet Neziri, Ministria e Arsimit.

Ndërkohë LSDM-ja ka fajësuar kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit për detyrimin e të punësuarve në arsim që të shkelin ligjin.

 Menjëherë të ndërpriten presionet mbi nxënësve dhe keqpërdorimi I fëmijëve për interesa politike. Do ketë përgjegjësi tepër serioze për secilin që do ta pengojë zhvillimin e procesit mësimor që t’i nxjerr fëmijët në protesta përmes së cilës rrezikohet siguria e tyre dhe e qytetarëve – tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Në një video të publikuar ditë më parë nga nxënësit e gjimnazit të Prilepit, shihej se si drejtori I kësaj shkolle iu mban nxënësve fjalime nacionaliste dhe i detyron ata të dalin në protesta gjatë orarit mësimor. Nga Ministria e Arsimit ende nuk kanë një vendim nëse drejtori I këtij gjimnazi do të sanksionohet, pasi një gjë e tillë përbën shkelje ligjore.

Vjollca Aliti   

Shpërndaj me