Masa për ndihmën e punësimeve të reja nga Plani qeveritar për rritje ekonomike, nuk është përpiluar për mbështetjen e industrisë së tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë si dhe veprimtari tjera ku kompanitë punësojnë shumë punëtorë. Këta kopanë e kanë vështirë ta përmbushin kushtin që punëtorit të ri t’i japin rrogë më të lartë se 18 mijë denarë, ndërsa pikërisht kjo është kusht që të marrin kthim nga shteti prej 20% nga të ardhurat e paguara mujore. Sipas Mariajana Perkovskës nga Klasteri i tekstilit, kufiri është vendosur shumë lartë dhe është e qartë se i dedikohet punësimeve të kuadrove me arsim të lartë.

Cila nga kompanitë do të mund t’i jep rrogë më të lartë një fillestari?. Ai është fillestar sepse ju nuk mund të gjeni person të trajnuar. Do të thotë duhet të gjendet një modus se si t’i tërheqim punëtorët e drejtpërdrejtë. Dikush patjetër të punojë edhe në makinë – tha Mariana Perkovska, kryetar e Klasterit të tekstilit.

Paga mesatare në industrinë e tekstilit për periudhën janar-tetor të vitit 2017 është 17.000 denarë, ndërsa te prodhimtaria e veshjeve 14.500 denarë. Kusht për marrjen e ndihmës shtetërore gjatë punësimeve të reja është nëse bëhet fjalë për punësim të parë, për punësim të të papunëve së paku tre muaj ose për persona që janë transferuar nga administrata. Por, një pjesë e ekonomistëve janë kundër konceptit për dhënien e ndihmës shtetërore në para për sektorin afarist.

Nga kjo Qeveri presim që t’i lirojë tregjet. Kur keni plan për rritje ekonomike i cili mbështetet në subvencionimin shtetëror, nga kjo, t’ua them sinqerisht, nuk bëhet gjë – u shpreh Marjan Nikollov, kryetar i Qendrës për analiza ekonomike.

Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev dje paralajmëruan se shteti në vitin 2018 do të subvencionojë ekonominë me 50 milionë euro, me ç’rast kushtet e njëjta për ndihmë do të vlejnë edhe për investitorët vendorë dhe të huaj.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me