Presidenti i Ferrarit, Serhio Markione ka deklaruar se ekipi i tij ka paguar një çmim të lartë, vetëm se ka injoruar kontrollin e kualitetit, mirëpo ende beson në garën për titullin kampion të botës. Sebastian Fetel në garën e fundit për Çmimin e Madh të Japonisë, duhet të largohej nga gara për shkak të një prize elektrike, e cila ka kushtuar vetëm 59 euro!

Ishte një problem teknik, i cili në fund kishte pasoja të mëdha për makinën, që kushton miliona eurosh. Duhet të bëjmë ndryshime sa i përket materialeve që i përdorim në makinat tona,” ka deklaruar Markione.

Njeriu i parë i Ferrarit ka deklaruar se edhe përpos problemeve në muajin e fundit beson te makina dhe pret një presion të madh ndaj Mercedesit në 4 garat e fundit.

Nuk dua të jem arogant, mirëpo besojë se makina jonë është në nivel të njëjtë me Mercedesin, dhe ndoshta edhe më i mirë në këtë moment. Mos ti kishim këto probleme në 3 garat e fundit, besojë se situata në renditjen e përgjithshme do të ishte ndryshe. Sezoni ende nuk ka përfunduar, kemi edhe shumë për të dëshmuar,” ka përfunduar Markione.

Gara e ardhshme do të zhvillohet më 22 tetor në SHBA, ndërsa në radhitjen e përgjithshme Luis Hamilton ka 59 pikë më shumë se Sebastian Fetel.

Shpërndaj me