Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marselo ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me klubin deri në vitin 2022. Lajmin e konfirmoi edhe skuadra madrilene në faqen zyrtar. Kjo do të thotë se Mardelo do të vazhdojë të luajë në krahun e majtë të “Bernabeu-t” edhe në vitet në vazhdim, pra më tepër se një dekadë. Marselo ka fituar katër tituj të La Liga-s dhe ka ngritur tre herë trofeun e Ligës së Kampionëve. 29-vjeçari është i pandalshëm në krahun e majtë, duke asistuar në mënyrë perfekte Kristiano Ronaldon. Ai do të jetë tepër i motivuar të fitojë sa më shumë trofe të tjerë nën drejtimin e Zinedin Zidan.

Shpërndaj me