Përfaqësuesja e Maqedonia U21 në futboll, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2019, e ka pësuar disfatën e tretë. Kësaj radhe në terren vendas me rezultatin 4:0 u mundën nga Austria. Kjo ishte humbja e tretë me radhë për Maqedonia U21, në këtë cikël eliminator. Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, Serbia në transfertë me rezultatin 1:0 e mundi Armeninë dhe ka ruajtur kryesimin e renditjes ku tani ka 18 pikë dhe është e vetmja që në të gjithë gjashtë ndeshjet ka shënuar fitore. Austria me këtë fitore ndaj Maqedonisë doli në pozitën e dytë dhe nga 6 ndeshje ka grumbulluar 12 pikë, ndërsa Maqedonia mbetet e fundit në renditje me vetëm 3 pikë nga 5 ndeshje.

Renditja

  1. Serbia 15 pikë
  2. Austria 12
  3. Rusia 9
  4. Armenia 7
  5. Gjibraltari 3
  6. Maqedonia 3

Shpërndaj me