Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 përjetoi  disfatën e 3 në grupin 7 –të , pasi në stadiumin ‘Filipi I Dytë” u mund nga kombëtarja e Austrisë me 4-0. Jakupiç me 2 gola, Honsak dhe Laimer ishin autor të golave për mysafirët. Maqedonia rastin për të shënuar golin  nderit e kishte në minutën e 84, mirëpo goditja nga pika e bardhë nga Iseni u ndal nga portieri mysafirë.

Trajneri i Maqedonisë U21, Blagoja Milevski, në takimin me gazetarët potencojsoi se do të ketë ndryshime rrënjesore në ndeshjen e radhës.

“Pas disfatës 0-4, gjithçka që të thuhet është e panevojshme. Urime deri te Austria për fitoren.  Ishin më të mirë dhe kundërshtarë më I fortë, edhe pse në katër golat e pranuara , 3 ishin me fajin tonë për shkak të dekoncetrimit dhe gabimeve personale. Kishim edhe ne rastet tona, por nuk arritëm ti konkretizojmë. Mirëpo në shkojmë më tutje dhe në sfidën me Rusinë, në muajin mars do të kemi një përfaqësuese U21 të re dhe do të fillojmë të përgatitemi për ciklin e ri, tha mes tjerash Milevski.

Maqedonia U21 pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të grupit 7 ka tubuar vetëm 3 pikë, dhe aktualisht mban pozitën e fundit në tabelë, teksa Serbia është e pagabueshme në këtë grup dhe me 15 pikë të plota kryeson renditjen para Rusisë që ka 5 pikë më pak. Ndeshja e rradhës është më 23 mars të vitit 2018, kur Maqedonia U21 në Shkup do të përballet me Rusinë. (M.TH.)

Shpërndaj me