Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 , do të jetë në vazon e parë në shortin për fazën elitare për kualifikim në Kampionatin Evropian, pasi që ka rezultate fantastike në eliminatoret e raundit të parë. Maqedonia u19 shënoi 3 fitore në 3 përballje dhe 9 pikë do të jetë në vazo me Spanjën, Portugalinë, Gjermaninë, Rumaninë, Danimarkën dhe Çekinë, të cilat do të jenë bartës të grupeve. Në garat elitare, është më se e sigurtë se do të evitohet përballja me Belgjikën, e cila gjendet në vazon e tretë, pasi kemi luajtur në fazën e parë. Hedhja e shortit për garat elitare të Kampionatit Evropian për moshat e reja deri më 19 vjeç do të zhvillohet më 6 dhjetor.

Shpërndaj me