Përfaqësuesja e Maqedonisë U19, në mënyrë bindëse ka siguruar kualifikimin në fazën elite të eliminatorecve për Kampionatin Evropian. Maqedonia U19 në ndeshjen e fundit të grupit , deklasoi Lihteshtajnin me rezultat të thellë 6:0. Golat për të rinjët e Maqedonisë në këtë përballje i realizuan Çurlinov, Kolevski, Miovski dhe tre tjerë u shënuan nga Mitrovski. Maqedonia në fazën elite të eliminatoreve të Evropianit shkon si e para e grupit të pestë, me 9 pikë të arkëtuara nga tri përballje të zhvilluara. Në vendin e dytë u ndal Belgjika, e cila poashtu kualifikohet në garat elitare , pasi sot e mundi Zvicrën me rezultat 5:3. (M.TH)

Shpërndaj me