Konsumi i përgjithshëm i energjisë në vitin 2017 do të rritet me 2,3 për qind dhe konsumi i energjisë elektrike do të varet nga funksionimi i kapaciteteve industriale që përbëjnë rreth 20 për qind të konsumit të përgjithshëm.

Bilanci energjetik është një dokument që përmban konsumin e përgjithshëm të të gjithë energjisë në vend për një vit dhe përshkruan konsumatorët ose konsumin e energjisë. Për periudhën 2013 – 2017 parashikon rritje të konsumit të të gjitha burimeve të energjisë me normë mesatare prej 3,3 për qind në vit.

Ekspertët presin që konsumi i energjisë elektrike për amvisëritë do të mbetet i pandryshuar, dhe sipas tyre, reduktimi i saj mund të arrihet vetëm pas gazifikimit të plotë të vendit.

Shpërndaj me