FIFA ka publikuar sot renditjen më të re të kombëtareve të futbollit,sipas së cilës Maqedonia bie për një vend më poshtë dhe tash renditet e 135. Para Maqedonisë edhe më tej mbeten përfaqësueset gjysmë amatore si Andora, Liberia, Vietnami e Burundi. Ndërsa kombëtarja e Shqipërisë mbetet sikur edhe herën e kaluar në vendin 63 me 583 pikë, derisa Kosova ka shënuar rënie për tri vende dhe tash renditet në vendin 180 me 90 pikë. Ndërkohë, Brazili rikthehet pas 1 muaji sërish në krye, duke zbritur Gjermaninë në vendin e dytë. Jashtë dhjetëshes së parë sërish Spanja dhe Italia, që renditen përkatësisht e 11 dhe 12. Renditja e radhës nga FIFA do të publikohet në 14 shtator.

Shpërndaj me