Mançester Junajted është skuadra më e shtrenjtë në futbollin evropian edhe pse radhitet i treti në rangun botëror. Para “Djajve të Kuq” janë skuadrat e sportit amerikan. “Dallas Kaubojs” nga futbolli amerikan mban pozitën e prë me 3.25 miliard paund, para skuadrës së bejzbollit, “Nju Jork Jenkis” me 2.86 miliardë. Skuadra e Mançester Junajtedit vlerësohet në 2.85 miliardë paund. Barcelona mban vendin e 4 me 2.81 miliardë, ndërsa Reali i Madridit është i 5-ti me 2.77 miliardë. Në total vetëm 7 klube futbolli figurojnë në klasifikimin e 50 klubeve më të shtrenjta të sportit botëror ku janë edhe Mançester Siti, Arsenal, Çellsi dhe Bajerni i Munihut.

Shpërndaj me