Titulli i kampiones në World Solar Challenge 2017 i shkoi skuadrës holandeze “Nuna 9” që shënoi suksesin e 7 në kategorinë Challenger të këtyre garave. “Nuna 9” e kaloi vijën e finishit me kohën 37 orë 10 minuta e 41 sekonda duke lënë në vendin e dytë skuadrën e Universitetit të Michiganit, “Novum”. Ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua skuadra belge “Punch Powertrain” për të cilin ky ishte rezultati më i mirë që nga viti 2007. Gara e makinave diellore nisi nga qyteti Darwin në jug të Adelaides në Australi dhe zgjati rreth një javë, me automjetet që garonin me anë të energjisë diellore me shpejtësi 90-100 km/h. Ndërkaq, rekordin e shpejtësisë për këtë garë e mban skuadra e Tokai University nga Japonia me 29 orë 49 minuta, rekord të cilin e vendosi në vitin 2009.

Shpërndaj me