Presidenti amerikan Donald Trump do të përpiqet të gjejë një zgjidhje në muajt në vijim për një rikthim të mundshëm të SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit mbi klimën, garantoi presidenti francez, Emanuel Makron për median franceze.

“Donald Trump më dëgjoi. Ai e kuptoi idenë timë, krysisht lidhjen që ekziston mes ngrohjes klimatike dhe terrorizmit”, shpjegon Makron.

“Ai më tha se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje në muajt në vijim. Biseduam në detaj për ato pika që mund t’i mundësojnë një rikthim në Marrëveshjen e Parisit”, shtoi Macron, në përfundim të vizitës dy ditore në Paris të homologut të tij amerikan.

Nga ana tjetër presidenti amerikan kishte deklaruar se diçka mund të bëhet për Marrëveshjen e Parisit, të enjten gjatë konfernecës së përbashkët me Emanuel Makron.

Shpërndaj me