Atletja shqiptare Luiza Gega, ka arkëtuar medalje ari në mitingun ndërkombëtar në Stamboll. Atletja shqiptare është renditur e para në garën e 1.500 metrave me kohën 4:06:65, duke vendosur edhe rekord ndërkombëtar. Atletja shqiptare la pas në vendin e tretë kampionen në fuqi të Europës, e cila u shpall në Amsterdam në dy disiplina në 5000 metra dhe në 10000 metra. Prej dy muajsh, Gega ka qëndruar në Kenia për t’u përgatitur për këto aktivitete dhe Europianin.

Shpërndaj me