Piloti britanik , Luis Hamilton ishte më i shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madhë të Briatanisë së Madhe, e cila po zhvillohet në pistën “Silevrstoun”. Hamilton shënoi kohën më të shpejtë (1’26”600), duke regjistruar triumfin e 66-të në provat zyrtare dhe duke lënë pas dyshën e Ferarrit, Kimi Raikonen dhe Sebastian  Fetel . Në pozitën e katërt u ndal Valteri Botas me makinën “Mercedes”, por që me penalizimin prej 5 pozicionesh që ka marrë (ndërroi kambion) do ta nisë garën nga vendi i nëntë. Në “top 10” makinat më të shpejta, nga vendi i pestë në të dhjetin, u renditën: Maks Verstapen (Red Bull), Niko Hulkenberg (Renault), Serhio Perez (Force India), Sebastian Okon (Force India), Sofel Vandoorne (MekLaren) dhe Romen Grozhan (Haas).

Shpërndaj me