Luis Enrike e ka pranuar se gjasat e Barcelonës për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë të vogla. Por, trajneri spanjoll edhe pas humbjes 4:0, nuk ka dashur të humb shpresën te lojtarët, duke shpresuar në një natë magjike në “Kamp Nou’. Enrike ka deklaruar se Barcelona edhe pse ka gjasat e vogla në ndeshjen e kthimit, përgjatë këtij sezoni ka vërtetuar se mund të bëjë gjëra të mëdha, me lojë të bukur. “Jemi në mes të garës, do të jetë e vështirë, por ne mund të ëndërrojmë në një skenar ndryshe. Ne jemi një ekip që përgjatë sezonit kemi treguar se mund të bëjmë ndeshje të mira, por kemi pak mundësi”, ka deklaruar Enrike.

Shpërndaj me