Grupi parlamentar i LSDM-së dorëzoi sot në Kuvend dy propozim ligje për definimin e shpenzimeve rrugore dhe banimin e deputetëve. Propozim ligjet e LSDM-së parashohin që kompensimi, gjegjësisht vlera e çmimit për shpenzime rruge për kilometër , të përfshijë maksimum 20 përqind nga çmimi i karburantit. Zgjidhja aktuale ligjore, në të dyja ligjet parasheh kompensim për shfrytëzimin e veturës private për qëllime zyrtare në vlerë prej 30 përqind. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomislav Tuntev tha se këta ndryshimet ligjore mundësojnë që të mos ketë hapësirë për manipulime

 Në drejtim të anashkalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë pagesës në pikat pagesore, propozojmë që pagesa të kryhet vetëm përmes pagesave fiskale të cilat do të jenë të paguara kryesisht me kartelë kreditore apo me kartë debit e cila është në pronësi të deputetit. Këta ndryshime po ashtu janë vendosur në propozim vendimin e cila tanimë është e përgatitur dhe të cilën do ta dorëzojmë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime menjëherë pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore – tha Tomislav Tuntev, Koordinator grupit parlamentar LSDM.

Në të kaluarën janë evidentuar keqpërdorime të shumta nga ana e deputetëve të cilat kanë të bëjnë me shpenzimet rrugore. Revizioni shtetërore në njërin nga raportet e saj shpalosi se pjesa më e madhe e parave në buxhetin e Kuvendit për vitin 2015 ishin shpenzuar për udhëtimin e deputetëve, duke kërkuar që të rishqyrtohet mënyra e pagesës së udhëtimit.

Vjollca Aliti 

Shpërndaj me