LSDM-ja kërkon që ministri i Financave Kirill Minoski të shpjegojë se pse kërkon të fusë akoma në borxhe qytetarët e vendit me huamarrjen e fundit të bërë sot.

  Sot Minoski realizoi huamarrjen e paralajmëruar në tregun vendor prej 31,7 milionë euro. Është e palejueshme që ministri në largim Kirill Minoski t’i fusë në borxh qytetarët me mbi 15 milionë euro më shumë nga obligimet e arritura, pa shpjeguar dhe motivet e këtij borxhi – thekson LSDM-ja në kumtesë.

Sipas LSDM-së, obligimet që mbërrijnë për pagesë këtë javë janë plot 15.8 milionë euro.

  Theksojmë se nuk mund të guxojë askush të punojë në dëm të qytetarëve të Maqedonisë. Vetëm një qeveri e re dhe përgjegjëse mund t’i ndalë huamarrjet e panevojshme dhe t’u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve – nënvizojnë nga LSDM-ja.

 

Shpërndaj me