Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëron se ekonomia në vend mund të futet në recesion nëse nuk merren masa serioze. Sipas kësaj partie, kjo mbështetet në tre indikatorë: Vëllimin e zvogëluar të prodhimtarisë industriale, rënien në ndërtimtari dhe kërkesën më të vogël nga konsumatorët. LSDM-kërkon zhbllokim të menjëhershëm të proceseve demokratike dhe formimin e Qeverisë së re, me qëllim që ekonomia e vendit të mund të ketë zhvillimin e duhur.

 Tregtia me pakicë ka shënuar rënie prej 2.5% në janar dhe shkurt të vitit 2017 krahasuar me periudhën  njëjtët ë vitit të kaluar. Kjo para se gjithash ka të bëjë me kërkesën më të vogël të blerësve. Kjo informatë është marrë pikërisht nga kompanitë të cilat në raportin për tendenca pune në tregtinë me pakicë të Entit Shtetëror të Statistikës, si faktor më kufizues në fillim të vitit 2017 e ka nënvizuar pikërisht kërkesën e dobët të blerësve – tha Dragan Tevdovski, LSDM.

Alsat-M

Shpërndaj me