Zgjedhjet lokale i kanë shpëtuar nga gjoba disa nga punonjësit e doganës të cilët në të kaluarën kanë vepruar në mënyrë subjektive gjatë gjobitjes së disa kompanive. Drejtori i doganave, Gjoko Tanaskovski thotë se është në dijeni për problemin dhe se ka filluar shqyrtimin e punës së punonjësve. Ai thotë se ankesat e komunitetit të biznesit kanë arritur edhe tek ai, por tani për tani pas mendimit të marrë nga Komisioni Antikorrupsion, në kohën e zgjedhjeve, për këtë nuk ka ilaç juridik.

Për momentin nuk fillojmë procedura disciplinore pasi mendimi i Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit na ka ndaluar të nisim procedurat- tha drejtori i doganave Gjoko Tanaskovski.

Kompanitë kanë kërkuar të ulen gjobat astronomike që i paguajnë qoftë edhe për gabimin më të vogël teknik, ndërsa kërkuan që autorizimet të vlejnë për të gjithë njësoj e jo vetëm për kompanitë e mëdha. Nga Doganat thonë se deri në shtator, të ardhurat kanë shënuar rritje për 7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me