Liverpuli e ka kthyer në formalitet ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve përballë Portos, pasi kalimi në çerekfinalet e turneut duket çështje e mbyllur që pas ndeshjes së parë. Skuadra e Jurgen klop ka mundur me shifrat 5-0 portugezët në fushën e këtyre të fundit, falë një paraqitje mbresëlënëse të treshes sulmuese Mane-Firmino-Salah. Goli i parë i ndeshjes do të vinte vetëm në minutën e 25-të të takimit, kur Uijnaldum mori pas vetes mbrojtjen kudnërshtare dhe i krijoi mundësinë Mane që të gjuante i qetë në portën e Zhoze Sa dhe të dërgonte topin në rrjetë. Vetëm 4 minuta më vonë, një insistim i Milner solli golin e dytë për ekipin anglez. Mesfushori iu shmang mbrojtësve dhe pastaj gjuajti drejt portës. Sfera u ndal nga shtylla, por Salah u tregua i aftë duke dribluar me qetësi portierin dhe një mbrojtës, për të dërguar topin në rrjetë. Anglezët nuk ulën ritmin dhe nuk harruan të goditnin sa herë u jepej mundësia, duke vulosur praktikisht kualifikimin që në ndeshjen e parë. Në minutën e 53-të, një tjetër aksion i rrufeshëm i treshes Salah-Firmino-Mane, u finalizua nga ky i fundit duke çuar shifrat në 0-3. Në minutën e 70 ishte radha e Firminos për të treguar aftësitë e tij para portës, duke shënuar një gol që bën formalitet ndeshjen e kthimit, ndërsa statistikat e anglezëve u përmirësuan me golin e Mane, pak minuta para fundit të takimit.

Shpërndaj me