Emri i saj po dëgjohet shumë shpesh nëpër media, kjo për faktin se ajo po vazhdon me suksese në karrierën e saj.Së fundmi, këngëtarja Linda Halimi, ka triumfuar në festivalin e këngës në RTSH, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Botë”.

Por, vitin e kaluar ajo arriti të jetë mjaft e përfolur edhe në mediat ndërkombëtare, ku mori pjesë në American Idol dhe falë zërit të mrekullueshëm që ka, ajo mahniti të gjithë edhe pse nuk ja doli të jetë fituese e kësaj gare.

Një tjetër sukses për këngëtaren po vjen, ajo më datë 3 mars do të performojë përkrahë dy yjeve botërore në një event në Las Vegas. Bëhet fjalë për artistët Back Streeet Boys dhe NeYo.

Një gjë të tillë e ka treguar vetë Linda, e cila është shprehur e lumtur për këtë gjë. Artistja shqiptare ka kohë që po pretendon që zëri t’i dëgjohet ndërkombëtarisht dhe si duket po ia del mjaft mirë

Shpërndaj me