Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan të enjten aktin e fundit të fazës së grupeve dhe janë ende 8 bileta në lojë përsa i përket kualifikimit për në fazën tjetër, turin e 32-shes. Dhe janë plot 17 skuadra që do të luftojnë për këto 8 bileta të mbetura, ndërsa 24 skuadrave që dalin nga faza e grupeve, u bashkohen në turin e 32-shes edhe 8 skuadrat që e mbyllin fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve në vendin e 3-të. Aktualisht, 16 skuadrat që kanë siguruar vendin në fazën tjetër janë Vijareali, Dinamo e Kievit, Partizani i Beogradit, Braga, Milani, Atalanta, Lioni, Steaua e Bukureshtit, Viktoria e Plzenjit, Arsenali, Salzburgu, ëestersundi, Lacio, Nisa, Zeniti i Shën Pjetërburgut dhe Real Sociedadi. Ndërkohë, janë 15 skuadra të tjera që e kanë mësuar fatin e tyre, pra, janë eliminuar edhe matematikisht që tani, dhe, së bashku me Vardarin dhe Skënderbeun , këto skuadra janë Makabi i Tel-Avivit, Jang Bojs të Bernës, Hofenhaimi, Rijeka, Apoloni i Limasolit, Evertoni, Zlínji, Lugano, Hapoel Bir-Sheva, Hertha e Berlinit, Zulte Varegemi, Vitese e Arnhemit dhe Rozenborgu. Kështu, janë 17 ekipet që synojnë ta vazhdojnë aventurën e tyre kontinentale në Ligën e Evropës dhe atoj janë Sllavia e Pragës, Astana, Ludogoretsi i Razgradit, Istanbul Bashakshehir, AEK-u i Athinës, Austria e Vienës, Sherifi i Tiraspolit, Lokomotiva e Moskës, FC Kobenhaveni, Crvena Zvezda, Këlni, BATE Borisovi, Olimpiku i Marsejës, Konjaspori, Vitória Gimaraesh, Atletiko e Bilbaos dhe Zoria e Luhanskut. Sikundër gjatë gjithë këtij sezoni, edhe e enjtja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Evropës do të vijë për sportdashësit në 

Shpërndaj me