Pas Ligës së Kampionëve, rikthehet kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian, Liga Europa. Brenda 180 minutave do të priten edhe biletat e 1/8 së finales. Sfidat interesante nuk japin pika referimi për skuadrat favorite, të cilat do të vazhdojnë rrugën e gjatë drejt finales së madhe. Sot do të zhvillohen 16 ndeshjet e para të fazës me eliminim, ku ndeshjet që priten më me shumë interes janë: Borusia Mynshengladbah-Fiorentina dhe Mançester Junajted – Sent Etien.

Vazhdimisht është një mundësi për ne që të mundohemi të kualifkiohmei në Ligën e Kampionëve. Ne ende kemi dy dyerë të hapura. Njëra është Liga e Evropës, edhe pse jemi në mesin e 32 skuadrave , ende nuk jemi në mesin  e 8 skuadrave më të mira. Të jesh në mesin e 32 skadrave do të thot se ende është rruga e gjatë deri në finale. E njëjta vlen për Premier Ligën , pasi dyert ende janë të hapura , por është një rrugë e gjatë –  tha Hoze Murinjo, trajneri i Mançester Junajted.

Shpërndaj me