Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi, njoftohet se ka rënë dakord për një kontratë prej 6 milionë eurosh me Milanin dhe ka njoftuar Juventusin që ti lejohet transferimi. “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron që të ketë në ekipin e saj futbollist të pakënaqur. Milani fillimisht dërgoi ofertë me 30 mln euro dhe Matija De Shiljon, një dëshirë e kahmotshme e Juventusit, mirëpo klubi nga Torino, për Bonuçin kërkon 40 mln euro kesh, pa përfshirë asnjë futbollist. “Sky Sport” njofton se diferenca është e vogël dhe Milani dëshiron që të mbyll transferin deri në fund të ditës, me qëllim që Bonuçi të niset me ekipin drejt turneut në Kinë.

Shpërndaj me