Skuadra e minifutbollit Shkupi, ka vazhduar përgatitjet për debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve Evropian. Kjo skuadër tani më një muaj poër stërvitet për të pasur një paraqitje sa më të mirë në këtë garë evropian dhe për këtë ka angazhuar edhe dy lojtarë të rinj futbollistin Dragan Petroviç dhe portierin Shefki Berisha. Trajneri Lekiç thotë se në shikim të parë grupi është i lehtë por ai është shumë i vështirë. Neve si skuadër e cila për herë të parë do të merë pjesë në Ligën e Kampionëve, na pret një grup i vështirë edhe përskaj faktit se në shikim të parë duket një grup i lehtë. Megjithatë pasi ata janë kampion në shtetet e tyre, kjo do të thotë se nuk janë skuadra të dobëta. Ne po orvatemi sa më mirë të përgatitemi., tha trajneri Zoran Lekiç. Skuadra e minifutboll Shkupi, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, është pjesë e grupit “C”, së bashku edhe me Luksol, Diamant Linz dhe Makabi Tel Aviv. Turneu paraeliminator për këtë grup nis më datën 22 gusht dhe do të zhvillohet në Linz të Austrisë.

Shpërndaj me