Federata e Hendbollit të Maqedonisë dhe Telekomi i Maqedonisë shpalosën partneritetin në prag të Kampionatit Evropian në Kroaci. Numri njw i hendbollit në Maqedoni , Zhivko Mukaetov u shpreh i kënaqur që më të mirët në hendboll dhe në fushën e telekomunikacionit, do të zhvillojnë partneritetin në prag të Kampionatit Evropian në Kroaci.

Kemi nderin që sot sporti numër një në Maqedoni, hendbolli, falë këtyre djelmoshave këtu së bashku me Telekomin e Maqedonisë, që e dijmë se çka do të thotë në rrejtin e telekomunikimit, kanë filluar të funksionojnë së bashku. Nga aspekti im si kryetari i Federatës së Hendbollit, jam shumë i kënaqur që firmosin një marrëveshje për partneritet me të cilën mundemi së bashku të funksionojmë, të punojmë dhe të zhvillohemi dhe më të mirët, të jenë së bashku,“ tha mes tjerash Zhivko Mukaetov, president I FHM-së

 

Drejtori ekzekutiv, Andreas Elsner, beson se “Telekomi” do t’i sjell fat përfaqësues së Maqedonisë në hendboll, njëjtë si edhe Vardarit në Ligën e Kampionëve.

Në vitin 2018 kemi ndryshuar strategjinë tonë dhe kemi rifokusuar strategjinë tonë dhe jemi duke u përkujdesur që të jemi sponsor kryesor dhe sporti është në qendër, ndërsa hendbolli është në fokusin tonë. I kemi sjel fat ekipit të Vardarit në garat evropiane dhe shpresojmë se të njëjtën do t’i sjellim për ju djelmosha. Andaj ju dëshirojmë gjithë të mirat në Kampionatin e ardhshëm në Kroaci, ” tha Andreas Elsner, drejtori ekzekutiv i Telekomit.

Kapiteni i Maqedonisë në hendboll, Kiril Lazarov, beson se Maqedonia ka forcë që të përballet edhe me ekipet e mëdha si Gjermania.

Sa i përket kombëtares sonë, te ekipi ynë, unë si kapiten mund të them se të gatshëm e presim Kampionatin Evropian, me shumë ambicje , të gatshëm që të përballem me secilin, kundër çdo kombëtare të hendbollit edhe nëse bëhet fjalë për Gjermaninë. Kemi eksperiencë për këto gara të mëdha dhe shpresojë se do të jemi shëndosh dhe do të kemi fatin sportiv në anën tonë, të cilën do të duhet ta meritojmë, ” tha Kiril Lazarov.

 

Eskspedita e hendbollistëve, të enjtën në mëngjes niset për në Zagreb të Kroacisë, ku më 13 janar do të zhvillojë sfidën e parë , kundër Sllovenisë, para se të takohet me Malin e Zi dhe Gjermaninë.

Mahir Thaçi 

Shpërndaj me