Kombëtaren e kontinetit të vjetër në të ardhmen do të luajë ligën e Kombeve dhe eleminatoret e Europianit. Kjo vjen si rezultat i asaj se UEFA vendosi të ndryshojë sistemin e saj të garave dhe të krijon Ligën e Kombeve të Europës. Kështu vendet e vogla si Maqedonia, Shqipëria apo edhe Kosova, do të ketë mundësi më të mëdha për të shkuar në Europian. Garat në këtë Ligë të Kombeve do të nisin në shtator të vitit të ardhshëm me ndeshjet e para të kompeticionit, në të cilin ekipet përfaqësuese do të ndahen në katër liga, njëlloj si formati i kampionateve të secilit vend.

Shqipëria do të luajë në Ligën C, që është niveli I tretë, dhe që mund të quhet kategoria e tretë.

Kombëtarja ndodhet në vazon e dytë, sipas renditjes së fundit të UEFA-s, në një nivel me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë.

Kjo do të thotë se përballje Shqipëri-Serbi në Ligën e Kombeve nuk do të ketë.

Ekipet do të ndahen në katër grupe, me nga 4 ekipe, me përjashtim të një grupi që do të ketë tre.

Ndeshjet do të luhen nga shtatori I vitit 2018 deri në nëntor 2019, dhe fituesit e grupeve do të ngjiten një kategori më lart, si dhe do të luajnë në plej ofin e Europianit.

Nëse Shqipëria del e para ngjitet në Ligën B, si dhe luan në plej of për të fituar të drejtën për të qenë në finalet e Europianit.

Nëse fituesi i një grupi shkon në Europian nëpërmjet eleminatoreve të zakonshme, atëherë, në plej ofin europian shkon finalistja.

Vendet e fundit, zbresin një kategori më poshtë.

Liga D dhe e fundit përbëhet nga Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtajni, Malta, Andorra, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari.
Ekipet këtu do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra. Fituesit do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-s, ndërsa katër ekipet e renditura më mirë, por që nuk kualifikohen për Euro 2020, do të luajnë “play off”-in për një vend në finale.

Brenda çdo grupi, ekipet do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje.

Në Ligën A, ku ndodhen ekipet më të fortë të kontinentit, fituesit e katër grupeve, do të marrin pjesë në fazën finale në qershor 2019, që do të përcaktojë fituesin e Ligës së Europës.

Ky kompeticion do të luhet paralelisht me eleminatoret tradicionale.

Për eleminatoret e Europianit 2020 do të ketë ndryshim të datave, pasi do të nisin në mars 2019 dhe do të përfundojnë në nëntor 2019.

Ekipet, si gjithmonë, do të ndahen në grupe me nga 5 apo 6 skuadra.

Fituesit e grupeve dhe vendet e dyta shkojnë në finalet e Europianit.

Katër finalistët e fundit përcaktohen nga plej ofi që do të zhvillohet me pjesëmarrje të 16 ekipeve të kualifikuara nga Liga e Kombeve.

Këto ekipe do të ndahen në 4 grupe, dhe në secilin do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja.

Fituesi I çdo grupi shkon në Europian.

Europiani do të ketë 24 finalistë dhe ndeshjet do të luhen në 13 qytete të ndryshëm, ndërsa për herë të parë nuk do të ketë asnjë vend të kualifikuar automatikisht.

Ja si do të përcaktohen ndarjet?

55 kombëtaret pjesëmarrëse do të ndahen sipas pozicioneve të tyre në renditjen e UEFA-s, pas përfundimit të kualifikueseve për Botërorin 2018 (pra renditja e 11 tetorit 2017, pa përfshirë rezultatet e “play off”-eve).
Liga A përfshin 12 skuadrat më të mira, 12 të tjerat në Ligën B, 15 të radhës në Ligën C dhe 16 të mbeturat në Ligën D.
Faza e grupeve do të nisë me shortin e 24 janarit 2018 në Lozanë të Zvicrës. Ndeshjet e para do të luhen nga 6-8 shtator 2018, ndeshjet e dyta nga 9-11 shtator 2018, të tretat nga 11-13 tetor 2018, ndeshjet e katërta nga 14-16 tetor 2018, të pestat në 15-17 nëntori dhe të fundit më 18-20 nëntor.
Shorti i finaleve do të hidhet në fillim të dhjetorit 2018 dhe finalet do të zhvillohen nga 5-9 qershori 2019.
Shortet e “play off”-eve  të Euro 2020 do të hidhen më 22 nëntor 2019, ndërsa ndeshjet do të luhen nga 26-31 marsi 2020.
Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të bien në të njëjtin grup, sikurse edhe Armenia me Azerbajxhanin.

Shpërndaj me