-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Aktgjykime antishtetërore në procesin e Sopotit
Shkruan: Sevdail DEMIRI
Gjykata e Apelit në Shkup, ashtu edhe siç pritej, duke vazhduar me të njejtin kurs të veprimit për ndarjen e ‘drejtësisë’, mori një vendim të padenjë për procesin e ndërkombëtarizuar gjyqësor të Sopotit. Vërtetoi po atë vendim që kishte marrë Gjykata Themelore e Kumanovës, pa pasur prova dhe dëshmi të mjaftueshme për një aktvendim të tillë të rëndë që po shkatërron dhjetëra familje skamnore të një fshati të tërë, duke u shqiptuar qindra vite burg.
Procesin gjyqësor të Sopotit, si gazetar kam pasur rastin ta ndjek nga afër që nga fillimet e tij në Gjykatën e Kumanovës. I tërë ky proces është përcjellë me shumë dyshime që në ditët e para, dhe për të dhënë këso konstatime nuk ka nevojë njeriu të jetë ndonjëfarë eksperti i madh i sferës së gjyqësisë.
Së pari, i tërë procesi gjyqësor dhe rrjedhimisht edhe të gjitha aktvendimet e mëpasme gjyqësore, janë mbështetur vetëm se në një deklaratë të dhënë nga dëshmitari kryesor Ramadan Bajrami. Nuk ka asnjë dëshmi të fortë apo provë tjetër materiale që e vërteton fajësinë e këtyre të dënuarve. Kur ka ndodhur shpërthimi në Sopot, në mars të vitit 2003, askush nuk është kapur në vendin e ngjarjes. Të gjithë këta të dënuar janë bërë viktima të ndihmës që kanë dashur t’ua japin të pësuarve, disa çaste pas dëgjimit të shpërthimit të minës, ku humbën jetën dy ushtarë të NATO-s.
Dëshmitari Bajrami, menjëherë pas lirimit, është shprehur qartë se deklarata e tij e parë është marrë nën dhunë dhe presion fizik e psikologjik. Ai është detyruar të nënshkruaj një letër ku kanë qenë të shkruar të gjithë emrat e ‘organizatorëve’ të minës në Sopot, në mesin e të cilëve është gjendur edhe emri i vëllait të tij! Ndërsa, deklarata e dhënë nga Bajrami pas lirimit, ku ai tregon mënyrën e privimit, torturat për disa ditë me radhë në një vend të panjohur, nuk merret aspak parasysh nga ana e gjykatësve.
Gjatë gjithë kohës sa zhvilloheshin seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore të Kumanovës, ku po akuzoheshin dy të privuarit e parë nga liria, Sulejman Sulejmani dhe Samet Lutfiu, habitesha se si qëndronin në rolin e publikut në sallën e gjykimit, disa nga ata që sot ose janë brenda burgut të Idrizovës, ose diku në arrati. Pra, edhepse e dinin që ishin në listën e të akuzuarve, ata rrinin fare pranë uniformave të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve, dhe askush nuk i prekte me dorë!!!
Arrestimi i tyre do të bëhej në etapa të ndryshme, krejt me rend... Kjo si edhe shumë fakte të tjera, të çonin të dyshosh se ky proces ishte i montuar dhe i planifikuar mirë nga qarqe që punojnë kundër interesave të qytetarëve të këtij shteti, dhe kundër interesave të vetë shtetit.
Kohën e fundit u paraqitën edhe deklaratat publike të funksionarëve të lartë vendor e ndërkombëtarë, siç ishin ish-ambasadori Bigman dhe ish-ministri Buçkovski, të cilat shkonin në llogari të të dënuarve të Sopotit. As këto, e as konkluzionet e grupit të punës së Parlamentit të Maqedonisë, nuk u morën fare parasysh nga Gjykata e Apelit, e cila si duket shërben vetëm se me e vulosë punën e Gjykatës Themelore, dhe e asgjë më tepër. Pra, gjykatat duke u thirrur në pavarësinë që u garantohet me Kushtetutë, janë në gjendje t’i shkelin në mënyrën më bizare liritë dhe të drejtat e njeriut, vetëm e vetëm ta çojnë në vend qëllimin e qarqeve të caktuara antishqiptare dhe antishtetërore.
Me sa kemi dijeni, lënda e procesit gjyqësor të Sopotit aktualisht ndodhet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe së shpejti pritet të fillojë procesuimi i saj. Nëse kjo gjykatë do të vendosë diçka në llogari të të dëmtuarve të Sopotit, atëherë gjyqësori i Maqedonisë do të bie në gjunjë. Zatën, gjyqësia në Maqedoni përbën një nga vrimat e zeza në kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, dhe rasti i Sopotit pa dyshim se do të jetë një nga pyetjet që do të kërkojë përgjigjen e duhur.
Në gjithë këtë situatë, qëndrimi dinjitoz i familjarëve të Sopotit dhe mosndalimi i tyre për asnjë çast ta kërkojnë drejtësinë, edhe më tepër ma shton bindjen për pafajësinë e sopotasve. Ata do të duhet ta vazhdojnë luftën e tyre për të vërtetën, por në këtë qëllim u duhet edhe angazhimi serioz i institucioneve kompetente që mund të merren me këtë lëndë...
Prapë le të shpresojmë se procesi gjyqësor i Sopotit, sa më shpejtë të kthehet në rigjykim në shkallën e parë në Kumanovë. Gabimet e bëra le t’i konstatojë vetë ai organ i cili u ka dhënë dënime të pamerituara banorëve të vuajtur shqiptarë të Sopotit.
Për të kërkuar drejtësinë e vërtetë, nuk ia vlen të ndalesh kurrë...
Autori është web-redaktor në TV ALSAT-M
.......................................................................................................................................................................
(Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë personale dhe nuk e reflektojnë politikën redaktuese të TV ALSAT-M)





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb






Ashtu neve si popull esht tu na ndodh, shumëher po na djegin.
Juve i nderuar ju uroj shendet dhe suksese. te lumt per kete teme shume te ndijshem vashdoni mbroni njerëzit e pafajshem. e sopotasve ju deshiroj lirim te shpejt,
Dërgoni komentin