- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Daçiq: 'Nuk po e pengojmë ne formimin e Qeverisë'
“Shkupi i vitit 2080"
Shkruan: Sasho ORDANOSKI
Po e ndjek argëtimin e përgjithshëm të makinerisë propagandistike të Qeverisë, e cila po mundohet me çdo çmim (super të shtrenjtë) ta largojë vëmendjen nga problemet reale të përditshme në shoqëri, duke na organizuar "grusht-shtet" urbanistik në qendër të Shkupit. Pasi parimi i funksionimit të kësaj qeverie është që me të gjitha lëvizjet dhe planet e veta ta thellojë konfliktin në komunitet - dhe madje gjatë viteve të fundit po e bëjnë me efikasitet të jashtëzakonshëm mbi të gjitha bazat: politike, etnike, sociale, ekonomike dhe kulturore – nuk është për t'u habitur që pasionet për këtë projekt janë skuqur, kurse ndarjet janë thelluar. Prandaj, do të dëshiroja të propozojë një rrjedhë të re, një diskurs të ri në debatin, për të cilin, ndoshta, ende nuk është shumë vonë.
Në të vërtetë, kur Qeveria tashmë ka vendosur që të shpenzojë dhjetëra dhe qindra milionë euro për këtë projekt dhe në këtë qëllim, e dimë, se askush nuk do t’i pengojë (të paktën jo në mënyrë paqësore), atëherë pse nuk mendojnë për propozimin e radhës: për ndërtimin dhe rregullimin e sheshit qendror në Shkup, pa tender, t'i angazhojmë pesë apo gjashtë byrotë më të mira arkitektonike në botë (listën, ja, le ta bëjë z. Vangell Bozhinovski) dhe në secilën prej këtyre studimeve t'i japin detyrë të hartojë nga një nga ato të planifikuara dhe ndërtesa të paramenduara me program dhe projekt. Le të ketë edhe kusht në secilin prej ekipeve arkitektonike se duhet të angazhohen nga disa arkitektë dhe urbanistë maqedonase, kurse punën le ta punojnë kompanitë ndërtimore maqedonase (të paktën për atë që do të jenë të aftë). Atëherë, paramendoni rezultatin: do të kemi qendrën e kryeqytetit që do të jetë krenari për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe që do të përfshihet në të gjitha botimet referente botërore për arkitekturën, urbanizmin dhe kulturën në përgjithësi. Kancevska-Milevska nuk do të mund të ngrejë kokën nga fotografimi me delegacionet e huaja dhe ekskursionet.
Por, kjo nuk është e gjitha! Studiove të angazhuara arkitektonike t’iu caktohet kushti, ndërtesat të jenë të dizajnuara sipas parimeve më moderne për kursimin e energjisë, përkatësisht të gjitha ato të ndërtohen sipas kritereve më të lartë të "ndërtimtarisë së gjelbër ". Pastaj, Gruevski të hip në avion dhe të shkoj në SHBA dhe ish-nën presidentit amerikan Al Gor t’i propozojë: "Zotëri Gor, unë jam kryeministër i një vendi të vogël evropian, i cili në qendër të kryeqytetit ka vendosur të ndërtojë dhjetëra ndërtesa administrative sipas parimeve të lëvizjes botërore për mbrojtjen e natyrës dhe qëndrueshmërisë energjetike. A do të dëshironi Ju të merrni pjesë në këtë projekt të guximshëm dhe unik?"
Me lobim përkatës e modest, unë jam i gatshëm të besoj se hapjen solemne të qendrës së tillë të përtëritur të Shkupit do ta bëjë Al Gor në "bashkëpunim" me Nikolla Gruevskin, dhe ky do të jetë një lajm i rëndësishëm dhe storje e vazhdueshme në të gjitha mediat botërore, me çka Maqedonia dhe Gruevski (kurse edhe të gjithë ne të tjerët, së bashku me z. Vangel Bozhinovskin) do ta sigurojmë vendin në historinë botërore, prej këtu e tutje. Identitetin do ta kemi të garantuar për 500 vitet e ardhshme!
Pse në këtë qasje nuk kujtohet Qeveria? Pse, njëkohësisht, përmes Ministrisë së Ekonomisë po sponsorizon projekte private të ndërtuara sipas standardeve "të gjelbra" energjetike, kurse investimet e veta milionëshe po i ndërton sipas standardeve "më të zeza" energjetike (dhe estetike)? Pse shpenzon me miliona në CNN për promovimin e vendit, në vend që CNN të na paguajë (në këtë ose mënyrën tjetër) që do ta ketë Maqedoninë në program?
Ky është zhgënjimi im: që këta njerëz të rinj të udhëhequr nga Gruevski mendojnë dhe sillen me freskinë e gjyshit të ndjerë Pantelia nga filmi “Maratonistët e vrapojnë rrethin e fundit”. Me ide dhe qasje sikurse të jenë drejtues të kompanisë lokale funerale.
Autori është drejtor i Televizionit ALSAT-M
(Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë personale dhe nuk reflektojnë politikën redaktuese të TV Alsat)





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb






Suksese.