Fillimi | Lajme | Web kolumna | Todorov–Ligji 0:1 !?

Todorov–Ligji 0:1 !?

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shkruan: Bobi Hristov

Në orvatjen që t’i qetësojë tensionet që i ngriti në bllokun politik shqiptar me vendimin e tij që filloristët shqiptarë ta mësojnë gjuhën maqedonase prej klasës së parë, ministri Todorov gjatë dy javëve të kaluara në opinion po orvatet ta qetësoj situatën me eksplikacionin e gjërë të mësuesit se ‘shkencërisht është dëshmuar se qendra e të folurit tek fëmijët zhvillohet shumë më herët dhe pikërisht në atë moshë është më mirë mësimi i gjuhëve të zhvillohet prej moshës katër deri tetë vjeç’. Mirëpo në situatën kur vendimi i tij është kontestuar edhe përpara Gjykatës kushtetuese, një pjesë e ekspertëve juridik thonë se Todorovit nuk i ndihmojnë faktet e tij ‘organike, konjitive dhe motivuese ‘ për moshën më të volitshme për mësimin e gjuhës’.
Profesori i Universitetit të Evropës Juglindore, Jeton Shasivari është decid se Todorovi e ka shkelur Ligjin për arsimin fillor.
‘Në kushtet kur në nenin 42 të Ligjit për arsimin fillor të gushtit të vitit 2008 është parashikuar se mësimin në klasën e katërt e zhvillon arsimtari i grupit klasor ose pedagogu, përpos lëndës së gjuhës angleze dhe lëndës së gjuhës maqedonase për nxënësit e pjesëtarëve të bashkësive që mësimin e realizojnë në gjuhën dhe alfabetin e ndryshëm nga gjuha maqedonase dhe alfabeti i tij cirilik...Bëhet e qartë se ky vendim i ministrit të Arsimit nuk është në pajtim me ligjin’ , thotë Shasivari.
Docenti Dr. Ivan Bilbilovski, prodekan i Fakultetit të shkencave juridike pranë Universitetit Evropian thotë se nuk dyshon në qëllimet e mira të ministrit, e as madje beson se vendimi do të reflektohet keq për interesat e atyre që ka të bëjë. Por nga aspekti juridik thotë ai, kjo është e paligjshme. ‘Nuk mund e të mos vërehet se miratimi i tij nxiti pakënaqësi dhe trazim ndëretnik, gjë që implikon se hapi nuk është i llogaritur deri në fund politikisht. Po ashtu duhet të theksohet se vendimi nuk është në pajtim me nenin 42 të Ligjit për arsimin fillor, sidomos me paragrafin 5 të ligjit, që do të thotë se i njëjti është kundërligjor’, është decid Bilbilovski.
Pak argumente ishin përmendur nga ministri për bindjen e tij se e gjithë është sipas ligjit. ‘Sipas meje, të pakta janë gjasat që gjykata të merr vendim që do të ishte në kundërshtim me vendimin që e mori ministri’, deklaroi Todorov që madje edhe ta mbyll ‘kontestin’ me konstatimin se ‘e gjithë që do të ishte ndryshe, do të ishte ultra liberale dhe nocion shumë ekstensiv i barazisë që do të bënte nga shteti parajsën për eksperimente kushtetuese–juridike dhe hulumtuese–juridike’. Mirëpo sipas ekspertëve juridik, eksperimenti kushtetues – juridik është pikërisht në hapin e ministrit. Ata pajtohen me ministrin vetëm në një gjë se vendimi i tij pa bazë kushtetuese, por për fat të keq jo edhe ligjore.
‘Vendimi është i pakontestueshëm në pikëpamjen e detyrimit kushtetues për mësimin e gjuhës maqedonase, pasi obligimi i tillë është parashikuar në nenin 48 paragrafi 4 i Kushtetutës. Mirëpo ligji plotësimin e këtij detyrimi e parashikon prej klasës së katërt. Gjykata kushtetuese nuk e mbron vetëm kushtetutshmërinë por edhe ligjshmërinë e dispozitave. Dispozita ligjore mund të ndryshohet ose plotësohet vetëm me dispozitën e re ligjore për miratimin e së cilës krahas shumicës së rregullt, në këtë rast nevojitet edhe shumica e Badinterit në parlament’, shpjegon profesori Shasivari.
Edhe këtu dilemat e mëdha juridike për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit po mbyllen. Ndonëse një pjesë e paraardhësve të Todorovit në kolltukun e ministrit mohojnë edhe eksplikime të tjera të tij si ligjore ashtu edhe ‘shkencore’. Në të vërtetë, ministri si një nga argumentet e veta kryesore përmend se me vendimin e tij nuk aplikohet gjuha maqedonase me qëllim që nxënësit e bashkësive jo shumicë të arsimohen por vetëm të njihen me gjuhën, kurse arsimimi edhe më tej do tu ndodh në klasën e katërt në pajtim me ligjin.
Mirëpo shpjegimi i tillë nuk mban, pasi parimi i njohjes së gjuhës, e jo arsimimi për të cilin flet Todorov, vlen edhe për nxënësit maqedonas për gjuhën maqedonase. Ata në klasën e parë nuk arsimohen, shkronjat fillojnë ti shkruajnë madje nga klasa e dytë. Ndërkaq gjuhën angleze e mësojnë përmes ‘ elementeve konjitive’ edhe në klasën e parë, të dyte dhe të tretë. Dhe kjo nuk është e rastësishme. Së pari ka mbështetje në nenin e njëjtë të ligjit në të cilin thuhet se bashkësitë jo shumicë gjuhën maqedonase e mësojnë prej klasës së katërt. Dhe së dyti në planin profesional ka edhe një gjenezë më të ndërlikuar: planet dhe programet mësimore nxirren në bazë të dokumentit të quajtur Koncepti për arsimin dhe edukimin fillor, kurse ai mbështetet në Programin nacional për zhvillimin e arsimit, që është i përgatitur nga më tepër se dhjetra ekspertë dhe miratuar nga Kuvendi. Andaj çdo imponim i gjërave duhet të shkojë me radhë me ndryshimin e shumë akteve që janë të lidhura ndërmjet veti.
Andaj, ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti në kohën e të cilit u miratua Koncepti për arsimin fillor thotë se vendimi është i politikës ditore dhe pa kurrfarë bazë shkencore e ligjore.
 ‘Vendimi është marrë krejtësisht në mënyrë joligjore e pa kurrfarë analize politike e shkencore. Procedura normale për nxjerrjen e vendimit të këtillë është ministria, së bashku me Byronë e arsimit dhe Shërbimin pedagogjik si dhe me ekspertët dhe pas një analize të thellë jep propozimin deri te Qeveria, kurse ajo miraton ose jo vendimin dhe ndryshimin e tillë. Për konceptin e arsimit nëntë vjeçar punuam si ministri edhe me ekspertët e huaj rreth një vjet’, thotë Rushiti.
Nëse e analizojmë të gjithë këtë, së bashku me tensionet e ngritura etnike dhe kërkesat për përgjegjësinë e partnerit shqiptar në Qeveri, BDI, do të shohim se qëllimet e mira dhe fisnike të Todorovit, që të kontribuojë për integrimin sa më të madh të bashkësive, sikurse që thotë vet, janë mbuluar me një varg hapash të pamatur joligjor dhe politik.
Nëse me shpenzimin e njëjtë me të cilin e zhvillon betejën për vendimin e tij që filloristët shqiptar të mësojnë maqedonishten prej klasës së parë, ministri Todorov e zhvilloi luftën në ringun e karatesë, më se paku do të ishte i diskualifikuar për goditje të palejuara. Ky është dënimi më i butë për çdo goditje të palejuar në këtë kontest. Në duelin politik – juridik që ai e hapi,  vendimet e gjykatësve duhet që të priten. Ndonëse në hapësirë të ngushtuar manovruese, përsëri ai duhet të bëj lëvizje, mund vetë të tërhiqet dhe ta pranoj gabimin që assesi nuk do të thotë se mëkati duhet ti falet ose që të merr edhe një nokaut nga gjykatësit kushtetues në karrierën e tij.

Autori është redaktor në Televizionin ALSAT

(Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë personale dhe nuk reflektojnë politikën redaktuese të TV Alsat)

Shkrimi është botuar edhe në javoren Forum.

 

Subscribe to comments feed Komente (2 dërguar):

Azem më 05/02/2010 15:48:11
avatar
I nderur minister ne shqiptare mjaft i kemi mesur shkronjat dhe gjuhen sllave kurse maqedonishten tuj te cilen nuk ua njeh askush poashtu edhe kombin maqedon.Femijt ton asnjeher nuk do ta mesojn.Me deshir imesojm gjuht te cilet iduam.Anglisht.Frengjisht.Gjermanisht.
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupjani më 30/01/2010 14:19:40
avatar
Plotësisht me vend Bobi,, të përuroj për qëndrimet e tuaja të drejta.
Përshëndetje dhe suksese.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 2 | shfaqen: 1 - 2
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Web kolumna
Previous
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com