- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Daçiq: 'Nuk po e pengojmë ne formimin e Qeverisë'
Të shohësh, e të mos besosh !
Shkruan: Sasho ORDANOSKI
Të tentojmë t’i numërojmë aferat të cilat e “goditën” Qeverinë nga fillimi i vitit: Ndërrimi i kushteve të tenderit për TAV-in; punësimet masive të familjarëve në Ministrinë e Mbrojtjes; rasti i pagesave të dyshimta të funksionarëve të VMRO-së përmes kompanisë “Analitiko”; zbatimi i Ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit; paralajmërimet për bojkotimin e mësimit të gjuhës maqedonase te nxënësit shqiptarë të klasës së parë; incidenti politik me sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese nga kryeministri; konfrontimet me guvernatorin e Bankës Popullore të Maqedonisë; tregimi në njëqind vazhdime me njëqind përmendore në Shkup; një sërë skandale gjyqësore të shkaktuara nga ministri i Drejtësisë; skandali me këshilltarin privat të kryeministrit, Llatasin; skandali me kreun e Drejtorisë së Inspektoratit të Tregut; bankrotimi i shëndetësisë dhe mbetjet nga debakli me vaksinat kundër gripit; shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore; protestat e shitësve të mollëve nga Resnja; protestat dëshpëruese të të falimentuarve; ndryshimet në Ligjin për Energjetikë, të cilat qeveria në mënyrë arrogante refuzonte t’i zbatojë vitin e kaluar; përfshirja e presidentit Ivanov në shpalljen e tradhtarëve në mesin e gazetarëve... Lista është impresionuese, veçanërisht për një muaj në të cilin më shumë festohej, se sa punohej!
Nga aspekti i marrëdhënieve me publikun, Qeveria është në një defanzivë të thellë. Aparati i madh propagandues i Qeverisë, nuk po arrin as të përgjigjet në pyetjet e parashtruara që kanë të bëjnë me mosfunksionimin e shtetit dhe problemet me partinë më të madhe në pushtet, e jo të mendojë për “kundërsulm”. Të gjitha mediat kombëtare kanë hyrë në spiralen, e cila mund të përshkruhet me sintagmën “kur godas, nuk kam keqardhje”, duke bërë gara mes vete se kush do të dalë me skandal edhe më të madh e të pakëndshëm që ka të bëjë me punën e pushtetit. Gruevski i ka harruar konferencat për shtyp së bashku me ministrat, në të cilat bëheshin paralajmërime spektakolare për letra të firmosura targetuese për investitorët e huaj joekzistues, ose ku njoftohej për besueshmërinë e madhe të pushtetit. Në rejtingjet e tilla, sot nuk besojnë as njerëzit, të cilët i kanë porositur hulumtimet. Mungojnë zëdhënësit e llojllojshëm e të vetpëlqyer partiak ose shtetëror, të na mbajnë leksione sikur ne, e jo ata, të jemi nxënës të klasës së parë me pantallona të shkurtra (“të tranzicionit“), të cilët nuk kuptojnë asgjë as nga jeta, e as nga politika. Ministri i Jashtëm sikur të jetë në dorëheqje, ministri për Investime të Huaja sikur të jetë në ikje, ministri i Brendshëm sikur të jetë në koma, ministri i Bujqësisë sikur të jetë jashtë vendit, Martin Protugjer sikur të jetë në gjithësi, ministrat shqiptarë sikur të jenë në opozitë, ndërsa ministri i Financave vazhdon të jetojë në botën e tij të statistikave të lumtura virtuale... Më shumë ose më pak, të gjithë ata nuk janë të pranishëm politikisht në realitetin e hidhur, në të cilin fundoset Maqedonia.
E ku është kryeministri Gruevski? Pas disa intervistave me nervozizëm dhe të këqija për Vitin e Ri, kryeministri kryesisht mund të shihet në You Tube në paroditë e montuara me Hitlerin dhe i ulur në disa takime të vonshme dhe të paparalajmëruara me lloj-lloj ndërmjetësish për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndoshta do ta shohim më shpesh nga muaji mars, për kur është paralajmëruar një boom i ri investues në Maqedoni dhe kur me siguri do të nxirren lopatat televizive nga depot, sepse siç na sqaruan mirë këtyre ditëve Stavrevski dhe kryetari i Komunës Qendër Todoroviq, kriza ekonomike ka mbaruar dhe pason një periudhë e lulëzimit ekonomik dhe rilindjes ekonomike në Maqedoni.
Të shohësh, e të mos besosh.
Autori është drejtor i Televizionit ALSAT-M
(Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë personale dhe nuk reflektojnë politikën redaktuese të TV Alsat)





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb






Qetesia eshte flori.
Vi pozeluvam ponatamosen uspeh vo karierata :}
Respekt