- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Daçiq: 'Nuk po e pengojmë ne formimin e Qeverisë'
Ballafaqohemi me thyerjen e boshtit kurrizor të profesionit
Shkruan: Tamara Çausidis
Hyra në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) para katër viteve pasi që konsideroja se është hipokrizi të kritikosh e të mos përpiqesh të bësh diçka për profesionin, të cilit në atë kohë i ndodhnin afera të llojit ‘Fabrika’, dhe shumave astronomike për gazetarët të cilët kanë shkruar kundër figurës dhe veprës së B.C. I dëgjova rrëfimet e marra se në Ekzekutivin e SHGM ka pasur debat serioz mes atyre që kanë dashur ti marrin paratë të cilat Mlladenov është dashur t’ia paguaj Cërvenkovskit, ndërsa ky ka dashur tua ‘dhuroj’ gazetarëve. Nuk desha të lejoj që ai të jetë arsyetimi për mosaktivitetin tim. Të gjithë e dimë sa është komode të kritikosh dikë prej anash, nga një distancë të sigurt. Vendosa që për të të jetë me rëndësi që SHGM nuk i mori paratë. Madje, shpresoja se reagimi i fuqishëm do ti mëson njerëzit e udhëheqësis që ishin për ti marë paratë, se shikimi sehir dhe heshtja kur kolegu është në telashe, nuk është dhe nuk guxon të jetë zgjedhje e një shoqate të gazetarëve. Madje edhe nga kjo perspektivë unë edhe më tej zgjedh të jem naive dhe të besoj se gazetarët e Maqedonisë me SHGM me apo pa atë kanë kuadër për aktivitet, për mbrojtje të profesionit, dhe nuk më vjen keq që atëherë – edhe përskaj sinjaleve se ndoshta po gaboj, unë vendosa të anëtarësohem. Kisha nderin të jem pjesë e këshillit dhe dhashë maksimumin që kontributet tona ndaj aktiviteteve të SHGM-së të jenë të rëndësishme.
Gjatë këtyre tre viteve kemi reaguar shumë ... Sa ishte ajo me sukses, mbetet që secili të gjykon sipas kritereve të veta. Këshilli ka disa dhjetëra njoftime, reagime, udhëzime: të gjitha në drejtim të përmirësimit të cilësisë të gazetarisë. Tentuam të dërgojmë porosi deri tek opinioni – se jo gjithçka që shitet nën ‘gazetarinë’ vërtetë është ajo! Ndoshta ky ishte aktiviteti primar i këshillit, mirëpo jo edhe i vetmi. Ne nuk reaguam vetëm për Llatasin dhe Tomiqin, por këto reagime fituan vëmendjen e kolegëve. Këshilli i nderit me siguri deri tani ka gabuar, ka reaguar kur nuk është dashur, nuk ka reaguar kur është dashur. Por gabimet përmirësohen ose nuk përsëriten. Ajo që nuk mund të përmirësohen janë gjurmët që jo profesionalizmi i lë mbi dinjitetin e këtij profesioni, mbi imazhin tonë që opinioni e merr përmes praktikimit të kuazi gazetarisë.
Ishim dhe akoma jemi në gjyq – argumentojmë se gazetari nuk guxon të tregon të pavërteta. E fituam kontestin, ndërsa nga Gjykata e Apelit e kthyen përsëri për gjykim. Sidoqoftë, rasti është në rrjedhë e sipër dhe më mirë është mos ta komentoj... Profesionalizmi i gazetarisë në Maqedoni është temë serioze për të cilën ia vlen të debatohet. Por, megjithatë ajo temë është për kohëra tjera, ndoshta më të mira. Për fat të keq, kohërat janë gjithçka, por vetëm të mira jo.
Siç thash më parë kur më pyetën – ne sot nuk ballafaqohemi vetëm me shkeljen e kodeksit të sjelljes, por edhe me thyerjen e boshtit të profesionit i cili është i nënçmuar, i turpëruar pasi që është e nevojshme një përgjigje e artikuluar e tërë profesionit, e jo vetëm të organit për vetë rregullim siç është Këshilli.
Desha të reagojmë:
- për shkak të praktikës së zbatuar për shpalljen e tradhtarëve dhe mercenarëve e cila po merr hov aq të madh sa që është çështje ditësh kur dikush do ti jep vetes të drejtë të na disiplinon edhe atë pak më ndryshe se sa verbalisht dhe kërcënime.
- Për shkak të furacakëve në radhët tona. Për shkak të faktit që nën gazetari po shitet propagandë e pastër politike e cila nuk i përmbush as standardet themelore profesionale. Vetëm njeriu që i përmbush parimet e profesionit – mund të quhet gazetar. Tek ne kjo rregull nuk vlen. Dhe duket se vetëm gazetaria është profesion në të cilin mosdija dhe mos respektimi i zanatit – të promovojnë dhe të bëjnë karrierë.
- Për shkak të dukurisë së turpshme të quajtur ‘konferenca shtypi tematike’, të cilën heshtazi e pranuam dhe bëmë një kapitullim profesional. Para disa ditësh pash se si një nxënëse e shkollës së mesme me zë të lartë ua tërhoqi vërejtjen se nuk guxojnë ta pyesin asgjë jashtë temës për të cilën ajo është e përgatitur të flas. Turp! Dhe të gjithë heshtin !
- Për shkak të nivelit të ulët të vetë respektit, shpirtngushtësisë dhe jo solidaritetit që mbizotërojnë në profesionin. Të dalim e të themi ç të tregojmë se megjithatë nuk është ashtu, se megjithatë jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, por edhe për përgjegjësinë tonë. Se mundemi ti qetësojmë suetat në interes të të gjithëve. Ta zëvendësojmë cinizmin i cili u bë mekanizëm mbrojtës i joni për shkak të mizërisë në të cilën gjendemi dhe me të cilën çdo ditë pajtohemi me forcën e angazhimit individual. Ti kundërvihemi diktatit të mendjes së robëruar, të indiferencës! Por për atë na nevojitet guxim dhe përgjegjësi, dhe jo fishkëllima dhe slogane të përshkuara nga fqinjët. Për fat të keq, fakti se organizata e esnafëve e cila është thirrur të qëndroj në mbrojtje të profesionit – me vite zgjedh që të hesht , mua më vërtetoi se jo vetëm që nuk ekziston masë kritike ose interesim i vërtetë në SHGM që të jepet një lloj përgjigje për këtë që ndodh, por edhe se kështu si qëndrojnë punët – asnjëherë asgjë nuk do të ndryshohet. Kjo më humbi edhe atë optimizëm që kisha se punët në SHGM do të marrin kahjen të cilën e dëshiroja. Nga kjo, me të vërtetë nuk shihja arsye të vazhdoj të jem pjesë e SHGM-së së këtillë dhe me prezencën time praktikisht ta arsyetoj situatën e këtillë. Nuk munda. Jo, më.
Autorja është redaktore në Alsat-M dhe ish-kryetare e Këshillit të nderit të SHGM-së
(Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë personale dhe nuk reflektojnë politikën redaktuese të TV Alsat)





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb





