Fillimi | Lajme | Video Lajm | Moti i acartë shkaktoi probleme të mëdha nëpër botë /video/

Moti i acartë shkaktoi probleme të mëdha nëpër botë /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Përgjatë autostradave franceze, sot për shkak të borës së madhe, kanë mbetur të bllokuara me qindra kamionë. Aeroportet ende mbeten të mbuluar nga shtresa e bardhë e borës, ndërsa trenat, në disa pjesë të Indisë, mezi duken nga mjegulla. Moti i acartë shkaktoi probleme të mëdha në disa vende të botës. Që nga goditja javën e kaluar të Seulit dhe Pekinit, moti me dëborë mbuloi të gjithë pjesën veriore të Japonisë. Në ishullin Honshu bora ka arritur 130 centimetra.
“Bora nuk po ndalet fare. Një gjë të tillë, nuk e kisha parë deri më sot. Bie, prej ditësh të tëra tashmë. Nuk kemi më vend ku ta hedhim borën që pastrojmë”, tha një banor i ishullit.
Edhe në Britaninë e Madhe, sot ishte furtunë. Kjo është stuhia e më madhe e dëborës në 30 vitet e fundit. Meteorologët thonë se, moti me borë do të vazhdojë. Në pjesën tjetër të botës në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, në fillim mjegulla, e pastaj era e fuqishme veriore nga Himalajet shkaktuan disa orë vonesë  në komunikacionit hekurudhorë. Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet gjithashtu nën borë e akull. Temperatura të ulëta ka edhe në Floridën e ngrohtë. Në Kazakistan, në Azinë Qendrore, ky pensionist 78 vjeçar, nuk do t’ia dijë fare për dimrin.
“Nëse nuk do të lahesha në këtë ujë të ftohtë,, deri tani sigurisht do isha plakur dhe do të më kishte mbërthyer mesi. Por, kështu ndihem më mirë dhe më i freskët....me të vërtet ndihem shumë mirë!”, u shpreh Vladimiri, notues në akull.
Ata që duan të flasin për para, janë duke bërë përllogaritjet se për shkak të mbylljes së objekteve afariste dhe qëndrimit të njerëzve në shtëpi, ekonomia britanike ka humbur rreth një miliard dollarë.

Ivan Bllazhevski

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

luljeta më 10/11/2011 19:44:11
avatar
më vjen shumë keq p5r gjendjen e tyre
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Video Lajm
Previous
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com