-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(59)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Moti i acartë shkaktoi probleme të mëdha nëpër botë /video/
Përgjatë autostradave franceze, sot për shkak të borës së madhe, kanë mbetur të bllokuara me qindra kamionë. Aeroportet ende mbeten të mbuluar nga shtresa e bardhë e borës, ndërsa trenat, në disa pjesë të Indisë, mezi duken nga mjegulla. Moti i acartë shkaktoi probleme të mëdha në disa vende të botës. Që nga goditja javën e kaluar të Seulit dhe Pekinit, moti me dëborë mbuloi të gjithë pjesën veriore të Japonisë. Në ishullin Honshu bora ka arritur 130 centimetra.
“Bora nuk po ndalet fare. Një gjë të tillë, nuk e kisha parë deri më sot. Bie, prej ditësh të tëra tashmë. Nuk kemi më vend ku ta hedhim borën që pastrojmë”, tha një banor i ishullit.
Edhe në Britaninë e Madhe, sot ishte furtunë. Kjo është stuhia e më madhe e dëborës në 30 vitet e fundit. Meteorologët thonë se, moti me borë do të vazhdojë. Në pjesën tjetër të botës në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, në fillim mjegulla, e pastaj era e fuqishme veriore nga Himalajet shkaktuan disa orë vonesë në komunikacionit hekurudhorë. Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet gjithashtu nën borë e akull. Temperatura të ulëta ka edhe në Floridën e ngrohtë. Në Kazakistan, në Azinë Qendrore, ky pensionist 78 vjeçar, nuk do t’ia dijë fare për dimrin.
“Nëse nuk do të lahesha në këtë ujë të ftohtë,, deri tani sigurisht do isha plakur dhe do të më kishte mbërthyer mesi. Por, kështu ndihem më mirë dhe më i freskët....me të vërtet ndihem shumë mirë!”, u shpreh Vladimiri, notues në akull.
Ata që duan të flasin për para, janë duke bërë përllogaritjet se për shkak të mbylljes së objekteve afariste dhe qëndrimit të njerëzve në shtëpi, ekonomia britanike ka humbur rreth një miliard dollarë.
Ivan Bllazhevski





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb






Dërgoni komentin