-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(59)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Maqedonia, e 76-ta për nga cilësia e jetesës /video/
Maqedonia zë vendin e 76-të në hulumtimin ndërkombëtar për ‘Indeksin mbi cilësinë e jetesës’. Maqedonia është pas vendeve të rajonit, me përjashtim të Bosnje Hercegovinës e cila gjendet në vendin e 84. Vendin e njëjtë me Maqedoninë e ndajnë Shqipëria, Turqia, Bolivia dhe Paraguai. Nga gjithsej 60 pikët e marra, numri më i madh i tyre janë për klimën e mirë që mbretëron në Maqedoni, ndërsa për ekonominë jepen vlerësime të ulëta. Për këtë na falsin edhe vetë turistët nga Turqia të cilët do të kishin zgjedhur Maqedoninë vetëm për shkak të klimës dhe jo të ekonomisë.
“Jetoj në Stamboll. Prej një jave jemi këtu dhe është shumë bukur. Po shëtisim nëpër Çarshi dhe Bit Pazar.... koha është e mirë, qyteti është i bukur ajri është i pastër jo sikurse në Stamboll. Stambolli është qytet i madh atje nuk mund të jetosh dhe lëvizësh rehatshëm” thotë një banor i Turqisë.
Por, këtë mendim nuk e ndajnë qytetarët e vendit. Të intervistuar nga ALSAT, shumica e tyre thoshin se do të donin të mos jetonin në Maqedoni.
Nota të dobëta nga hulumtimi i ‘Indeksit mbi cilësinë e jetesës’, Maqedonia ka marrë edhe për infrastrukturën dhe shëndetësinë. Në gjendje kritike, sipas këtij raporti, vlerësohen edhe Bullgaria, Rumania, Afrika e Jugut, Porto Riko, Hondurasi, Mongolia, Peru. Libani, Maldivet dhe Kirgistani.
Franca për të katërtin vit me radhë është vendi më i preferuar për të jetuar, me numër maksimal pikësh në të gjitha kategoritë. Pas saj renditen Australia, Zvicra, Gjermania, Zelanda e Re, Luksemburgu, SHBA-të, Belgjika, Kanadaja dhe Italia.
Listën e përmbyllin Afganistani, Çad, Sudan, Jemen dhe Somalia.
Meral Ismaili





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb






Dërgoni komentin