-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(59)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Ahmeti optimist për emrin, Selmani kërkon zgjidhje /video/
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti zhvilloi takimin e fundit me gazëtarët për këtë vit. Bilancin e të mirave dhe atyre të parealizuara, tha Ahmeti, i thamë në Kongresin e BDI-së ku shtruam rrugën për 4 vitet e ardhshme të kësaj partie. I pyetur rreth çështjes se emrit, Ahmeti u shpreh optimist se ajo mund të zgjidhet gjatë vitit të ardhshëm.
“Ne si vend kemi bërë mjaft në drejtim të avancimit të negociatave sa i takon çështjes së emrit dhe unë disa herë e kam theksuar dhe inkurajoj institucionet e vendit që të vazhdohet me takimet dhe bisedimet me palën greke dhe njëkohësisht mbështetja ndërkombëtare asnjëherë nuk ka munguar dhe as nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Unë jam shumë optimist që do të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët që kanë kontest”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Zgjidhjen e çështjes së emrit, integrimin e vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, për vitin 2010, e kërkoi edhe kryetari i DR-së Imer Selmani në fjalimin e tij për këtë vit.
“Dikush para disa ditëve nga maxhoranca qeveritare tha se nuk do të ndodh Lufta e tretë botërore nëse Maqedonia edhe për gjashtë muajt e ardhshëm nuk hyn në NATO dhe BE. Unë them se nuk do të ndodh Lufta e tretë botërore, nëse Maqedonia bën kompromisin me Greqinë dhe Maqedonia hyn në NATO dhe BE. Politikat të cilat janë duke u bërë në drejtim të anti-kuizimit nuk janë vetëm politika të cilat bëhen dhe prekin ndoshta fqiun jugor Greqinë dhe politika të cilat na i ngatërrojnë neve procesin integrues në NATO dhe BE, por këto politika përfundimisht janë politika që ngjallin emocionet edhe tek bashkësitë tjera etnike në Maqedoni”, deklaroi kryetari i DR-së, Imer Selmani.
Selmani tha se viti 2010 do të jetë vit i opozitës dhe partisë së tij. Ai shtoi se DR do të jetë zëri i fuqishëm dhe kritikues ndaj padrejtësive dhe ndaj politikës së gabuar ekonomike të kësaj Qeverie, ndaj diskriminimit që i bëhet kulturës së shqiptarëve, nëpunësve shtetërorë, dhe Komunave të banuara me shumicë shqiptare.
Shkëlzen Aqifi





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb






ali ahmeti eshte parti me emer, edhe thaqi poashtu,
te pershedes imer po me vjen keq qe u lodhe
shko ben nej ulje ka fabrika qe e ke mos ben politik ti
se per politik leja thacit dhe ahmedit
Dërgoni komentin