Fillimi | Lajme | Video Lajm | Gjysma e Ohrit është përmbytur nga uji /video/

Gjysma e Ohrit është përmbytur nga uji /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Gjysma e Ohrit është vërshuar nga uji, pasi herët në mëngjes disa lumenj dolën nga shtrati për shkak të të reshurave të shumta të shiut. Shtëpi, oborre, bodrume dhe sipërfaqe bujqësore janë të përmbytura. Qytetarët pohojnë se shkak janë gypat që janë vendosur pa ndonjë kriter para zgjedhjeve lokale për rregullimin e shtretërve të lumenjve. Thonë se tani u është shkatërruar tërë prona, ndërsa dëmin material e vlerësojnë në disa mijëra euro.
‘Tërë shtëpia është vërshuar. Nuk rrihet, nuk flihet. Tërë familjen e kam shpërngulur në Strugë. Nuk janë shërbimet. Askënd nuk e intereson, ndërsa uji vjen nga të gjitha anët. Kush do ta paguaj këtë dëm? Kam dëm prej 20 mijë euro’, thotë një qytetar.
‘Na shkaktuan dëm të madh me këto gypa, të cilat nuk janë për masë të madhe të ujit. Shihni dëmin. Shporet, frigorifer, miell e tëra është shkatërruar‘, thotë një qytetar tjetër.
Nga vetëqeverisja lokale e Ohrit pranojnë se problemi është serioz dhe thonë se shtabi lokal për kriza, si dhe ekipe të ndërmarrjeve publike janë në teren dhe punojnë për të sanuar gjendjen.
‘Gypat që janë ndërtuar për rregullimin e shtretërve të lumenjve në qytet dhe të kanaleve për shkak të sasisë së madhe të ujit të ardhur, nuk kanë mundur të pranojnë tërë ujin dhe për atë ka ardhur deri te vërshimi. Me siguri do të ndodh e njëjta nëse lumi Daljan nuk i bashkëngjitet lumit Sateska, pasi që ky është problemi i vetëm’, deklaroi Emin Selman, nga komuna e Ohrit.
Ekipe të Qendrës për menaxhimin e krizave në Ohër sot janë në terren dhe kryejnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa në pikat më kritike janë dërguar ekipe të cilat intervenojnë për hapjen e daljeve për derdhjen e ujit  të ardhur. Qytetarët thonë se vërshime të këtilla nuk mbajnë mend qysh prej vitit 1962.

Miki Trajkovski

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Video Lajm
Previous
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com