Fillimi | Lajme | Video Lajm | Haliti – Ademi: Mbetemi në BDI /video/

Haliti – Ademi: Mbetemi në BDI /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Rafis Haliti dhe Xhevat Ademi do të vazhdojnë të veprojnë dhe kontribuojnë për realizimin e platformës programore të BDI-së. Nuk jemi pjesë e kryesisë qendrore me kërkesë tonën thonë edhe Aliti edhe Ademi, pikërisht ashtu siç informoi dje ALSAT. Rafis Aliti deri dje ishte nënkryetar i partisë, ndërsa Xhevat Ademi synonte postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë, por Ahmeti vendosi që për sekretar të përgjithshëm të emërohet Abdylaqim Ademi.
“Nuk jam pjesë e kryesisë qendrore, pasi që ajo ishte kërkesë e imja që e bëra deri te kryetari Ahmeti dhe kryesia qendrore. Unë nuk jam shkarkuar, ishte kërkesë e imja që të mos jem pjesë e kryesisë qendrore. Gjithsesi se kontributin tim ashtu siç e kam dhënë në të kaluarën do ta jap edhe në të ardhmen. Gjithsesi se ngeli, BDI-ja është pjesë e imja dhe unë jam pjesë e BDI-së. Është obligim im që edhe më tutje të jap kontributin tim brenda BDI-së, pasi që mendoj se kjo forcë politike duhet ti çojë proceset para”, theksoi Rafiz Haliti, deputet i BDI-së.
“Në çdo projekt ka autorë dhe aktorë, unë jam njëri ndër autorët e projekteve të ndryshimit dhe reformave në BDI, dhe pa diskutim do të jem ndër personat e kyçur drejtpërdrejt në rrumbullakimin e kësaj nevoje dhe këtij projekti i cili edhe njëherë BDI-në do e dalloj nga subjektet tjera politike. Unë personalisht kam kërkuar nga kryetari i BDI-së, zoti Ali Ahmeti që të mos jem i kyçur në kryesinë qendrore të BDI-së, për faktin se kam dashur të përcjell mesazhin personal se ndryshimet nuk bëhen me emrat e njëjtë dhe me fytyrat e njëjta”, deklaroi Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.
Rafis Haliti dhe Xhevat Ademi kanë kërkuar nga kryetari Ali Ahmeti të mos jenë pjesë e kryesisë qendrore, e përbërë prej 21 anëtarëve, vetëm pasi kanë parë se nuk janë propozuar për ndonjërin nga postet e nënkryetarëve dhe sekretarëve të partisë. Për të ulur tensionet dhe zbutur situatën hapat e tyre i ka ndjekur edhe Fazli Veliu, njeri i afërt i kryetarit Ahmeti, i cili gjithashtu ngeli jashtë kryesisë qendrore. Në vend se dy, BDI prej dje tani numëron katër nënkryetarë, edhe atë Gëzim Ostreni, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, ndërsa Abdylaqim Ademi është sekretar i përgjithshëm dhe Hazbi Lika  sekretarë organizativ i partisë.

Bedri Rexhallari   

Subscribe to comments feed Komente (24 dërguar):

radusha më 20/02/2010 12:14:19
avatar
mfalni zotri msus jeni vetem per karike.... tregoni se cka ke be deri tash zeroo
Thumbs Up Thumbs Down
diaspora më 31/12/2009 14:58:28
avatar
o Msus, Alin e nejofim na shumë mir se kush eshtë edhe cka ka be këtu në perendim si ka ardh atje e behet i madh kurse ka vepru këtu ni llaf prej goje sen e ka nxjerr e tash ka hij atje e u ka rrit i madh po mos ki gajle se ni ballon qe fryhet shumë plas e si gjinden copat. te shofim me ke do fitoje zgjedhjet.
ndoshta mendon me ato humbesat. TRADHTAR I - edhe dicka Komandanti jonë te kan hjek se tuten prej tij .


Preshendetje
Thumbs Up Thumbs Down
Gostivari10 më 31/12/2009 02:37:53
avatar
Eh dmth kjo parti e ngren lart humbsin me te madh N.B ne nenkryetar partie, kta jan shenja se humja e madhe shkon nga posht po tash i afrohet TOP-udbashave qe tani jan lart.Turp per ali ametin te ngrej njerez pa moral si NB gjith partiat e botes pas humjes i ndrojn emrat kto i avansojn humbsit. Urime Dui gjithka era trathti e shkatrim po i vjen...
Thumbs Up Thumbs Down
BURIMI ushtar i UCK më 30/12/2009 17:41:13
avatar
Definitivisht ne ushtaret e Uck-se mbetem pa perkrahje. Shpresen e vetme e kemi pas te Mesuesi. O Ali Ahmeti na mbledhe neve djemve me trima te shqiptaris na fute ne lufte per te ne mbytur dhe tash po mundohesh prap te na shkatrrosh po dije se historija ka per te njohur si TRADHETAR. E kuptuam mire (ME NE FUND)
Thumbs Up Thumbs Down
lilo më 29/12/2009 23:30:34
avatar
Kjo ishte nje taktik e rejme se populli e ka kuptuar,se keta dy aktor kane mbetur pa rol se ashtu u ka sugjeruar sufleri i Gruevskit, i cili ben vetem amin, urime BDI vetem keshtu vazhdo.
Thumbs Up Thumbs Down
Pesoçani më 29/12/2009 19:20:39
avatar
Aferim mësusi,
Shume mir e ke vendosur sepse ajo strukturë tregoi dështimin e vetë që në komunikatën e 6-të. Djemtë e Strugës do të jene me ju kudo që të shkoni
Të fala nga Pesoçani
Thumbs Up Thumbs Down
dinaku më 29/12/2009 14:49:50
avatar
mos mendoni se populli eshte naiv keto jan zenkat e mbredshme te bdi-se dhe kush ke me i forti fitoi humbet ju dy,po loja vazhdon me vjen keq z.bujar osmanin njeri me i afte ne bdi e ka radhen tani ta largojn.
Thumbs Up Thumbs Down
bon më 29/12/2009 12:14:33
avatar
Pse mbeteni në BDI???
Thumbs Up Thumbs Down
Strugani më 29/12/2009 12:03:02
avatar
Un mendoj se zoti te jep mundesi te punosh per te miren tende dhe te popullit tend, por kur e sheh se je ne rruge te gabuar ateher te shkaterron ne kete menyre. Kur nuk punon per te miren e atyre qe derdhen gjak dhe nuk kontribuon ne zhvillimin e te drejtave te tyre ligjore, fetare, etj ndersa votat i merr prej atyre, ateher keshtu zhdukesh. ndoshta behet me mir per shqiptaret.
Thumbs Up Thumbs Down
lejla më 29/12/2009 11:43:56
avatar
keto nuk jan larguar nga deshira po ktu asht loj e gruevskit pas deklarates se rafiz halitit
Thumbs Up Thumbs Down
bekim më 29/12/2009 09:30:05
avatar
te lumte z.rafis,eshte mire edhe gjithe nga ajo parti te largohesh se vetem llopaova e matrapaza jan ne ate parti,udbash e komunista nuk ka gje prej tyre,,,,,,, po shpejt do ti shifet edhe fundi i kesaj partie nese din te vleroj populli sepse ce sa jan ne qeveri nuk kan mund asgje te arrijne ama hic,,,,,,jo qe nuk kan arrit por edhe jan ngulfat edhe me shum si psh,jo qe kan mund te bajne dicka per gjuhen shqipe qe ta zbatojn ne praktik por edhe jav kan shtu femijeve shqiptar ta mesojn prej klases se pare,,,,,turp oj bdi per cka perfaqesoni ju ne pushtet?????????per interesat fixs personale te juajat,,,,,,,,,,
Thumbs Up Thumbs Down
ibrahimi më 29/12/2009 07:54:44
avatar
Sa per informim, desha t'ia beje me dije zoteri Xhevatit se kur perfundon nje projekt ne te cilin marrin pjese autoret dhe aktoret, emrat e tyre prap se prap po theksohen apo permenden diku ne mesh reshatve, perderisa ne rastin konkret nuk besoj me se diku emeri i xhevatit do te permendet diku,he he he.
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupi Shqipris më 28/12/2009 23:11:21
avatar
Ali Ahmeti pa Rafiz Alitin per 3 muaj do shpallet vojvod si Menduhi, sepse gjysma e elektoratit BDI kan votu per Msusin jo per sekretarica si Musa Xhaferi e Abdulaqim Ademi.
Nese Aliu vazhdon te bej politik me tanjir-lepirsa si kta dy shpejt, do ta ket fatin e PPD.

Respekt per MSUSIN
Thumbs Up Thumbs Down
Agron Curri më 28/12/2009 23:06:33
avatar
Mësusi është një patriot i vërtet që asnjëher çdoherë e ka sakrifikuar veten e tij për çështjen kombëtar, kjo është e vetmja arsye që nuk u largua nga BDI, për të mos shkaktuar përçarje të populli shqiptarë.Ali Ahmeti e e din mirë këtë gjë dhe po e keqpërdor si duket. Komandant, çfar do vendimi që të marësh neve na ke pas. Rofft K.MËSUSI, Rroftë UÇK
Thumbs Up Thumbs Down
Agron Curi më 28/12/2009 23:01:04
avatar
E PËRKRAHIM PLOTËSISHT Z.RAFIZ ALITIN PËR VENDIMIN E MARË, AI ËSHTË NJË VIZIONER I VËRTETË ÇDO HERË I KA PARAPRIRË POLITIKËS. KA BËRË MIRË QË ËSHTË DISTANCUAR NGA POLITIKA DESTRUKIVE E BDI, E VETMJA ARSYE QË NUK ËSHTË LARGUAR TOTALISHT PREJ SAJ ËSHTË PËR TË MOS SHKAKTUAR PËRÇARJE TEK SHQIPTARËT.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 24 | shfaqen: 1 - 15

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Video Lajm
Previous
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com