Fillimi | Lajme | Video Lajm | Haliti, Veliu dhe Ademi, mbetën pa poste në kryesinë e BDI-së/video/

Haliti, Veliu dhe Ademi, mbetën pa poste në kryesinë e BDI-së/video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Rafiz Haliti, Fazli Veliu dhe Xhevat Ademi, sot nuk arritën të marrin asnjë post në strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Këta tre figura të BDI, tani e tutje nuk do jenë as pjesë e Kryesisë së re qendrore të partisë të përbërë nga 21 anëtarë. Në vend të tyre, janë zgjedhur Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit, Abdylhaqim Ademi, zëvendëskryeministër dhe Atila Rexhepi, drejtor i Spitalit të Tetovës. Ademi dhe Haliti, nuk kanë pranuar në shenjë revolte të jenë pjesë e Këshillit Qendror të partisë, kur kanë parë se emrat e tyre nuk figurojnë për postet e nënkryetarit dhe sekretarit të partisë. Për të amortizuar situatën, vendimit të tyre iu bashkëngjitën edhe Fazli Veliu, njeriu i afërt i Ali Ahmetit. Këshilli i përgjithshëm i BDI-së i dalë nga Kongresi i Dytë që u mbajt para një jave zgjodhi edhe 4 nënkryetarët e rinj dhe 2 sekretarët e partisë. 
“Nënkryetarë të kryesisë së BDI-së, Gëzim Ostreni-Dibër, Teuta Arifi -Tetovë, Nevzat Bejta -Gostivar dhe Izet Mexhiti -Shkup. Sekretar i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi, Sekretar Organizativ i BDI-së Hazbi Lika.  Anëtarë tjerë të kryesisë së BDI-së janë, Atilla Rexhepi, Talat Xhaferi, Safet Neziri, Shaban Memeti, Sadulla Duraku, Beqir Hasani, Hisen Xhemaili, Nazmi Beqiri dhe Hajrulla Misini.”, njoftoi Ermira Memeti–Devaja, zëdhënëse e BDI-së. 
Sipas Ermira Mehmetit numri i nënkryetarëvë të partitë është rritur me kërkesë të krytarit të BDI-së, Ali Ahmeti me qëllij të rritjes së efikasitetit dhe të menaxhimit më të mirë të partisë.
“Propozimi apo vendimi për të rritur numrin e nënkryetarëve të partisë ishte propozim i kryetarit i cili u mirëprit, duke marrë parasyshë se përgatitemi për t'u ballafaquar me sfida të reja qëllimi është që duke rritur numrin e nënkryetarëve të rritet efektiviteti dhe natyrisht menaxhimi më i mirë në një parti të madhe politike”, shton Ermira Memeti–Devaja, zëdhënëse e BDI-së .
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së janë zgjedhur edhe drejtuesit e sekretariateve. Atë për marrëdhënie me partitë politike do ta drejtoj Tahir Hani, sekretariatin për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ermira Memeti, për pushtetin lokal dhe decentralizimin, Musa Xhaferi, sekretariatin për zhvillim ekonomik, Fatmir Besimi, kurse për arsim dhe shkencë, Adnan Jashari. Strukturat e reja drejtuese të partisë janë votuar në mënyrë të hapur nga 90 anëtarë të Këshillit. Katër vota kanë qenë të përmbajtura dhe kurse tre kanë votuar kundër.
Bashkim Sulejmani 

Subscribe to comments feed Komente (84 dërguar):

sevdail më 10/02/2010 12:13:56
avatar
Ooo i paska hi alijes miza ner kapuc shti prite kur ti dakstisen kejt deputetet se me vota te vjedhme nuk shkon fitore Thaciiiiiiiiii citja flaken hajnave se me munin e qeterkujna kan hi cati ato fraera.
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 27/01/2010 22:47:17
avatar
perhendetje per alsat:)
Thumbs Up Thumbs Down
lisec më 24/01/2010 23:28:42
avatar
nuk mund te krahasohet Izeti me nje njeri sic eshet XHEVAT ADEMI po mir eshte kur tkeqes i vjen fundi
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 09/01/2010 19:15:18
avatar
Cdo njeri vleresohet dhe avancohet permes veprave te tij qe ben, ndersa ti Boss se emrin e paske pak te madh po qenke i vogel se njifke ti ende mir adnan jasharin...me vjen keq per ty
Thumbs Up Thumbs Down
Boss më 08/01/2010 18:29:38
avatar
Krejt ne regull po habitem se ne baz te ckahit avancohen keta njerez dhe qe tju qartesohen gjerat me mir analizoni keta njerez te avancuar dhe do te arini ne perfundim se te gjith jan te deshtuar me perjashtim te profesorit Adnan Jashari.
Thumbs Up Thumbs Down
Don Pablo më 04/01/2010 22:06:56
avatar
Eeee Ali be ki laj lesh ngjo kut thom.Po prejt se det vejn tet shpetojne ausllanderat.:D Viva Perandoria PDSH.
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 30/12/2009 02:41:35
avatar
Xhevat Ademi per projektin ta zgjas doren shok? Urime te perzemerta zoti hajrin me tutje!
Thumbs Up Thumbs Down
Tetovari më 28/12/2009 23:28:41
avatar
Bdi largon njerez si Xhevat Ademi,Rafis Aliti vetem pse nuk jan me ata per te vjedh nuk jan per te i ra nder kam Gruevskit nuk jan loj e askujt per ket arsye Ali ahmeti i nxjer nga partia dhe i mban vetem personat qe din te vjedhin dhe ti djegin shqiptaret i mban vetem personat qe din si te ja bajn qefin vetem PO PO i mban njerzit qe nuk din 2 fjal bashk ti lidhin e shkon i nxjer njerzit me te merituar XHevatin dhe Rafisin po nejse se populli di te vlersoj dhe di te denoj me ket strukur BDI i keni zgjdhjet sigurt te humbura vec nese bejni permirsime Z.Ali Ahmeti mund de i bindni popullin kalofsh mir po sma mer mendja se ke me kalu mir pa kto 2 figura politike
Thumbs Up Thumbs Down
leka më 28/12/2009 17:28:44
avatar
DIASPORA NE NORVEGJI NGA DITA E SOTME
PAS LARGIMIT TE RAFIZIT,DAJES,XHEVATIT
SHOKET QE ALI AMETIN E CUAN LART KU REZIKUAN JETEN E TYRE DHE FAMILJET E TYRE KU DESHTEN GJITHKOHEN MBROSHIN INTERESAT E LUFTETAREFE TE LIRIS-
NGA SOT NE KRYESI TE KSAJ PARTIE JAN NJEREZ QE KSHIRIN INTERESE PERSONALE,,
PERATE ARSYE KJO PARTI NUK EKZISTON PER NEVE ,, TURP ABAZ ALI GRUEVSKI
Thumbs Up Thumbs Down
driton shuki më 28/12/2009 15:22:10
avatar
Urime Izet,kshtu publikisht hahahaha perhajr Shef.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 next gjithsej: 84 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Video Lajm
Previous
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com