Fillimi | Lajme | Video Lajm | Haliti, Veliu dhe Ademi, mbetën pa poste në kryesinë e BDI-së/video/

Haliti, Veliu dhe Ademi, mbetën pa poste në kryesinë e BDI-së/video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Rafiz Haliti, Fazli Veliu dhe Xhevat Ademi, sot nuk arritën të marrin asnjë post në strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Këta tre figura të BDI, tani e tutje nuk do jenë as pjesë e Kryesisë së re qendrore të partisë të përbërë nga 21 anëtarë. Në vend të tyre, janë zgjedhur Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit, Abdylhaqim Ademi, zëvendëskryeministër dhe Atila Rexhepi, drejtor i Spitalit të Tetovës. Ademi dhe Haliti, nuk kanë pranuar në shenjë revolte të jenë pjesë e Këshillit Qendror të partisë, kur kanë parë se emrat e tyre nuk figurojnë për postet e nënkryetarit dhe sekretarit të partisë. Për të amortizuar situatën, vendimit të tyre iu bashkëngjitën edhe Fazli Veliu, njeriu i afërt i Ali Ahmetit. Këshilli i përgjithshëm i BDI-së i dalë nga Kongresi i Dytë që u mbajt para një jave zgjodhi edhe 4 nënkryetarët e rinj dhe 2 sekretarët e partisë. 
“Nënkryetarë të kryesisë së BDI-së, Gëzim Ostreni-Dibër, Teuta Arifi -Tetovë, Nevzat Bejta -Gostivar dhe Izet Mexhiti -Shkup. Sekretar i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi, Sekretar Organizativ i BDI-së Hazbi Lika.  Anëtarë tjerë të kryesisë së BDI-së janë, Atilla Rexhepi, Talat Xhaferi, Safet Neziri, Shaban Memeti, Sadulla Duraku, Beqir Hasani, Hisen Xhemaili, Nazmi Beqiri dhe Hajrulla Misini.”, njoftoi Ermira Memeti–Devaja, zëdhënëse e BDI-së. 
Sipas Ermira Mehmetit numri i nënkryetarëvë të partitë është rritur me kërkesë të krytarit të BDI-së, Ali Ahmeti me qëllij të rritjes së efikasitetit dhe të menaxhimit më të mirë të partisë.
“Propozimi apo vendimi për të rritur numrin e nënkryetarëve të partisë ishte propozim i kryetarit i cili u mirëprit, duke marrë parasyshë se përgatitemi për t'u ballafaquar me sfida të reja qëllimi është që duke rritur numrin e nënkryetarëve të rritet efektiviteti dhe natyrisht menaxhimi më i mirë në një parti të madhe politike”, shton Ermira Memeti–Devaja, zëdhënëse e BDI-së .
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së janë zgjedhur edhe drejtuesit e sekretariateve. Atë për marrëdhënie me partitë politike do ta drejtoj Tahir Hani, sekretariatin për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ermira Memeti, për pushtetin lokal dhe decentralizimin, Musa Xhaferi, sekretariatin për zhvillim ekonomik, Fatmir Besimi, kurse për arsim dhe shkencë, Adnan Jashari. Strukturat e reja drejtuese të partisë janë votuar në mënyrë të hapur nga 90 anëtarë të Këshillit. Katër vota kanë qenë të përmbajtura dhe kurse tre kanë votuar kundër.
Bashkim Sulejmani 

Subscribe to comments feed Komente (84 dërguar):

gostivari më 27/12/2009 15:09:09
avatar
Urime per kete deshtim te radhes te subjektit me te madh te shqiptarve ne Maqedoni krejt humbesit jane bere nenkryetar pervec TEUTA ARIFIT me habit se si zgjidhen ketu nenkryetaret psh Nevzat Bejta humbsi i zgjedhjeve te fundit i cili nuk fitoi as 9000 vota ne gv te nderuar sa here qe te mbahen zgjedhjet ne GV psh mos i llogaritni fare pasi me kesi njerez humbjen e keni te garantuar .... por jo vetem te garantuar por edhe te merituar
Thumbs Up Thumbs Down
driton më 27/12/2009 15:10:59
avatar
Suksese bdi jeni shpresa e popullit shqiptar
Thumbs Up Thumbs Down
bogovin më 27/12/2009 15:12:49
avatar
U sos puna e bdi-së, i ka lajt ali ameti , roft menduhi
Thumbs Up Thumbs Down
Gostivari - ish kryetar nendege i BDI-se më 27/12/2009 15:37:39
avatar
Urime per Kryesin e Re.Po ama shihet se jeni ka i perseritni gabimet me njerez si Nevzat Bejta (Qe edhe vet Ali A. e din ket gje),po nejse do te vertetohet ne zgjedhjet e ardheshme . KOHA PER NDRYSHIME. P.S.Sme mbetet gje tjeter vec me ju uruar qe ta merni veten ne QEF.
Thumbs Up Thumbs Down
Kingu më 27/12/2009 15:50:25
avatar
Heu Ali e hoqe Erion Bracen e Maqedonise, cfare do bejme ne pa humor televiziv, heheheh edhe gjysem mesuesit mire ja bane se te kundershtonte ne politiken me vellezerit maqedon.....
Thumbs Up Thumbs Down
isen më 27/12/2009 16:00:11
avatar
Perberje intesesante ne kryesin e BDI-se.
Peseri eshte perjashtuar Kumanova gje qe na bene te ndjehemi pasiv ne ket drejtim, duke pasur parasysh se keto ne gjithe postet i kan fituar ne korriz te banoreve te Kumanoves dhe Likoves e me ne fund te mos ket vend bile per nje anetar ne kryesin qendrore. Ju lumt.
Thumbs Up Thumbs Down
bujar më 27/12/2009 16:02:03
avatar
Perberje intesesante ne kryesin e BDI-se. Peseri eshte perjashtuar Kumanova gje qe na bene te ndjehemi pasiv ne kete drejtim, duke pasur parasysh se keto ne gjithe postet i kane fituar ne korriz te banoreve te Kumanoves dhe Likoves e me ne fund te mos kete vend bile per nje anetar ne kryesin qendrore. Ju lumt.
Thumbs Up Thumbs Down
kushtrim më 27/12/2009 16:05:06
avatar
urime bdi, shpresojm se me keto ndryshime do t'i ndryshojme pozicionet ne qeveri, z.ahmeti zgjedhje te mire per nennkryetaret e posaqeisht IZET MEXHITI si nenkryetar, e ka meritu.
Thumbs Up Thumbs Down
fati më 27/12/2009 16:06:27
avatar
viva IZET MEXHITI
BDI e shkupit e perfasojn njerez te duhur
Thumbs Up Thumbs Down
selam më 27/12/2009 16:08:04
avatar
FORCA IZET MEXHITI-njeri dyt mbas komandanntit
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 next gjithsej: 84 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Video Lajm
Previous
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com