Fillimi | Lajme | Video Lajm | Thaçi: Mospranimi i Marrëveshjes së PDSH-së rrezikon Maqedoninë /video/

Thaçi: Mospranimi i Marrëveshjes së PDSH-së rrezikon Maqedoninë /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nëse nuk pranohet Marrëveshja e re mes maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilën e propozoi PDSH, nuk do të ketë Maqedoni dhe as komb maqedonas. Këtë mesazh e dërgoi mbrëmë lideri PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi, në një intervistë për Televizionin ALSAT në Tiranë. Sipas tij, problemet midis maqedonasve dhe shqiptarëve në të ardhmen mund të zgjidhen edhe nëpërmjet konfliktit pas të cilit do të qëndronin shqiptarët e rinj të pakënaqur, nëse, sic thotë ai, vazhdon diskriminimi i shqiptarëve dhe nuk pranohet Marrëveshja e re politike të cilën e propozon partia e tij. Në të, ndër të tjera kërkohet që Parlamenti të ketë numër të barabartë të deputetëve nga të dy komunitetet më të mëdha, kurse Maqedonia të jetë shtet i popullit maqedonas dhe shqiptar. Lidhur me mosmarrëveshjet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, kreu i PDSH-së konsideron se Gruevski duhet të japë garanci të fuqishme për disa çështje.
Thaçi në intervistë thotë se edhe politikat aktuale që deri më tani i kanë ndjekur politikanët e bllokut shqiptar nuk kanë dhënë efekt. Midis tyre e përfshinë edhe vetveten.

 

 

 

Subscribe to comments feed Komente (125 dërguar):

adis më 31/03/2010 09:51:22
avatar
bravo Z.Menduh Thaci
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari_PDSH më 29/03/2010 20:16:26
avatar
PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE ne pergjithesi shqiptaret duhen ta mbeshtesin marveshjen e PDSH-se se vetem PDSH-ja mund e ja tregue hesapin gruevsit edhe dikujt tjeter.....?
Thumbs Up Thumbs Down
hamza më 15/03/2010 16:08:42
avatar
o shqiptar hajt se keni vakt mu mush men
Thumbs Up Thumbs Down
esm më 10/03/2010 17:33:16
avatar
Ah bre,,,nuk e di si te shprehem per kete njeri...ka fjale te mirra,por nuk i zbaton dot,ka vepra te keqija por nuk i qet ne publik,,,si esteh pajtuar me arben xhaferin per marveshjene ohrid?!
ooo kur eshte ne opozit mund te fol shum dhe te tregon peralla,por ne pozit vetem e sheh biznisin e vet...
Thumbs Up Thumbs Down
luli më 08/03/2010 08:10:51
avatar
shum bukur zoti mendu thaci keni be nje fjalim te mir dhe kshu do ti ndodhe maqedonis do dali llafi it. bravo ju qoft jeni politikani ma i mir.
Thumbs Up Thumbs Down
mevlud më 07/03/2010 17:43:28
avatar
o thaci vec ti ckai vjen akesh nikollas
Thumbs Up Thumbs Down
Enigma më 23/02/2010 22:45:15
avatar
More jo vetem Alija po gjakpiresa te shqiptareve te gjithe lideret kane qene duke filluar nga te paret, por per mendimin tim me se shumti qe i ka shit interesat e popullit ka qene Thaci po ta shohim cka do te na beje ky Alija deri ne fund te mandatit a do tja kaloje apo do te jene te barabarte me Thacin se si duket bo garojne Pershendetje Alsat-M:)
Thumbs Up Thumbs Down
Skorpioni më 23/02/2010 19:40:45
avatar
Menduh njiher nana ka ba po nuk jan tu ja dit, veç te para zotri Thaci nese duhet dhe njeher do te dalim ne mal
Thumbs Up Thumbs Down
zhelina më 20/02/2010 12:03:08
avatar
marveshja e ohrit eshte sikur patkoji i bretkoses...ajo pune vdiq perpara zoti menduh se ti je ai qe duhet te na udhheqesh..
Thumbs Up Thumbs Down
zhelina më 20/02/2010 11:53:33
avatar
o rofsh sa malet o menduh thaci se vetem ti i vjen maqedonasit kaleb...shtat per shtati si skenderbeu...e keta te paudhet kan me kuptu se kush je kan ti ather kur nuk do jesh me....zaten ne shqiptaret i vlersojm njerzit pasi i humbim.....rrofsh o trim
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 125 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Video Lajm
Previous
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com