- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Daçiq: 'Nuk po e pengojmë ne formimin e Qeverisë'
Barosso:Koha për të vendosur për emrin është tani
Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso i tha në Bruksel Presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, se ka ardhur koha për të zgjidhur çëshjten e emrit. Pasi rikujtoi rekomandimin pozitiv të një viti më parë, Barroso i bëri thirrje palëve ta bëjnë këtë gjë sa më shpejt.“Unë jam në dijeni të përpjekjeve që po bëhen nëpërmjet procesit të OKBve dhe në bisedat direkte me Greqinë. I kuptoj ndjeshmëritë e kësaj çështjeje, por iu bëj thirrje të gjitha palëve ta zgjidhin këtë pengesë sa më shpejt të jetë e mundur. Është koha për të vendosur!” deklaroi Presidenti i Komisionit Evropian, i cili nuk harroi të përsëriste më pas se çelja e negociatave kërkon unanimitet dhe se kjo gjë varet nga vendet anëtare.Nga ana e tij, Presidenti Ivanov, pasi kritikoi sjelljen e Greqisë të cilën e quajti si jo-evropiane, vlerësoi takimet e shpeshta të vitit të fundit mes dy kryeministrave dhe përsëriti se Maqedonia pret lëvizje konkrete nga ana e Greqisë.“Maqedonia merr pjesë në mënyrë konstruktive dhe si partner absolutisht i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje më të mirë, me të cilën do të kapërcehej pengesa para nesh. Më gëzon fakti për atë që po ndodh kohët e fundit, kthimi i besimit mes liderëve të qevervive tona dhe bashkëpunimi i shoqërive tona. Ajo që presim është arritja e një marrëveshje të pranueshme për të dy palët, që do të hapte perpektivat eurointegruese.” tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Reformat e brendshme ishin një tjetër temë e diskutimit mes Barrosos dhe Ivanov ku Maqedonisë iu kërkuan sërish përpjekje në disa fusha kyçe.“Unë i nënvizova gjithashtu Presidentit Ivanov për nevojën e ruajtjes së ritmit të procesit të reformave. Masa të rëndësishme nevojiten për konsolidimin e dialogut politik, të pavarësisë së gjyqësorit dhe për uljen e nivelit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Presidenti i Komisionit Evropian” shtoi më tej Jose Manuel Barroso.Një tjetër pikë e rëndësishme që nënvizoi Barroso ishte pikërisht rëndësia e mardhënieve të shëndosha ndëretnike në vend.“Përforcimi i regjimit demokratik, progresi në mardhëniet ndëretnike. Pranimi i vendit si një vend që ka një diversitet kulturor të rëndësishëm si dhe toleranca, këto janë në të vërtetë elementë të rëndësishëm që më bëjnë mua të pranoj të gjithë hapat që shënojnë të gjitha forcat politike për stabilitetin e vendit” tha Barosso. Pas mesazheve nga Presidenti i Komisionit Evropian, Gjorge Ivanov takoi në Bruksel edhe Komisionerin për zgjerim Stefan Fule. Ndërsa në ditën e dytë, presidenti i Maqedonisë do të takohet edhe me Presidentin e BEsë, Herman Van Rompuy. Ernest Bunguri
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


