-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Arsim: Praktika e domosdoshme
Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, deklaroi se praktika për studentët, që këtej e tutje do të jetë e domosdoshme, dhe jo më në ato kushte siç është realizuar deri tani nga universitet. Praktika do të kryhet nën mbikëqyrjen e një eksperti në fushën përkatëse, i cili duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë pune dhe arsimim të lartë. Këta ekspertë, të cilët sipas rregullores së re duhet të mbajnë 10 përqind të programit të studimit, do të paguhen nga universitetet."Bëhet fjalë për 30 ditë gjatë vitit, por në bisedën që kishim me të gjithë rektorët nuk do të jenë 30 ditë pa ndërprerë, duke qene se ne kemi 15 javë gjatë semestrit ose 30 në vit. Ndoshta kjo do të jetë një orë në javë ose diçka e tillë” tha ministri i arsimit dhe shkencës Nikolla Todorov.Ministri informoi se trajnimi praktik nuk mund të jetë më i shkurtër se një orë, dhe më i gjatë se tetë orë në ditë, dhe studentët duhet të mbajnë një regjistër ku do të shënojnë çfarë kanë mësuar pranë kompanive apo institucioneve publike. Por a janë kompanitë të gatshme të pranojnë studentë në praktikë?"Unë mendoj se universitetet i janë përgjigjur tashmë asaj pyetjeje. Shumica e tyre kanë kontaktuar dhe kanë rënë dakord për bashkëpunim me disa kompani dhe me disa ekspertë të shquar nga praktika. Nuk bëhet fjalë vetëm për kompani private, por edhe për institucione publike, gjykata, noterë, etj” shtoi mëtej ministri Todorov.Ai sot u bëri thirrje publike subjekteve ekonomike dhe institucioneve publike për t’i hapur dyert e tyre për studentët dhe fakultetet. Frosina Cvetkovska
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin