Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Muslimanët po festojnë Fitër Bajramin

Muslimanët po festojnë Fitër Bajramin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Me mesazhin për paqe solidaritet dhe tolerancë, besimtarët e komunitetit musliman sot kanë shënuar festën e madhe fetare të Fitër Bajramit. Manifestimi qëndror i faljes së Bajramit , u bë në Xhaminë e posandërtuar në lagjen Reçicë e vogël në Tetovë. Në urimin drejtuar besimtarëve, kreu i BFI-së bëri thirrje për  pajtim dhe solidaritet me të varfërit.“Dita e Bajramit është një ditë feste gëzimi për krejt botën islame që jeton në këtë botë, prandaj mesazhi im i shkurtër është që sot duhet të vizitohen muslimanët mes veti ti shtrijnë dorën njëri-tjetrit të përkujdesen për skamnorët se vetëm kështu do fitojnë dashurinë e Zotit bekimin dhe mëshirën e tij ” tha kreu i BFI-së Sulejman Efendi Rexhepi. Festës së Fitër Bajramit i paraprinë një muaj i tërë agjërimi, adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit krijuesit të gjithësisë. Këtë ditë pjestarët e Komunitetit Musliman e kalojnë me vizita në familjet e tyre për t`i uruar festën njëri-tjetrit. “Festa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit në të cilin muaj është zbritur edhe Kurani Kerim, ka vlera të veta se në këtë muaj të bekuar duhet të jemi të gjithë të mirësjellshëm të bëjmë gjëra të mira” u shpreh një qytetar.“E festojmë këtë festë si musliman shkojmë vizitojmë familjarët tonë” tha një tjetër qytetar.“Jemi të kënaqur për muajin e ramazanit që kemi mbëritur të shkojmë në Xhaminë tonë, jemi të kënaqur që na është ndërtuar kjo xhami” tha një banor i Reçicës. Dita e sotme ka madhështinë e saj të veçantë për besimtarët Islam, pasi mbushen 1400 vite nga zbritja e Kuranit famëlartë, udhërrëfyesit të besimtarëve muslimanë. Bashkim Sulejmani

Subscribe to comments feed Komente (8 dërguar):

elham më 09/09/2010 23:13:32
avatar
A nuk ju vjen turp ketyre te BDI-se qe te takohen dhe rine e hane iftar me Sulejman Rexhepin, i cili e shau Ali Ahmetin dhe UCk duke thene se ata jane shkak per rrenimin e xhamiave sepse ata jane strehuar ne to?! A nuk eshte turp per Ali Ahmetin qe te ha iftar me Sulejman Rexhepin i cili ne krye te ketij vendi erdhi me perkrahjen e bandave te Agim Krasniqit?! A aq deshtaka jane keta te BDI-se qe mundohen deshtimet e tyre ti amortizojne me takime me Sulejman Rexhepin?! Po si e tradhtoni nenkryetarin e partise tuaj, njeriun me te afte te BDI-se z. Izet Mexhitin i cili eshte ne shume gjera ne konflikt me Sulejman Rexhepin?! "Nese nuk ke turp ban cka te duash" kjo shume vlen per kete te BDI-se!!!
Thumbs Up Thumbs Down
asim më 09/09/2010 22:58:52
avatar
Urime dhe me Fat Festen e Bajramit, e gjith myslimanet e gezofshim Xhamin e Re e cila ne oret e mengjesit shendriti si nje yll, Ju Falemnderit Familja Destani.
Thumbs Up Thumbs Down
3-nt më 09/09/2010 22:11:51
avatar
ej o shqiptar ne nuk bohemi asniher njeres
Thumbs Up Thumbs Down
Tetovari më 09/09/2010 21:23:30
avatar
Gezuar Fiter Bjramin,Per Cimen(CIMA)o shoki ti i ke humb celsat sa i perket kesaj teme te Xhamis se Tetoves,Xhamin e ka investuar Lazim Destani prej deshires vete e jo per interes se na ne Tetov kemi shum Hoxhallar se kan ardh Hoxhallaret e Shkupit per visit ajo esht dicka tjeter mir se na ken ardhur se hala se ti se din kush esht Lasim Destani????????sefte informo pastaj kundershtohu me nderime nga Gjermanija
Thumbs Up Thumbs Down
më 09/09/2010 15:11:49
avatar
Gezuar dhe me fat Fitr Bajrami te gjithe besimtareve muslimane ne bote dhe shqipetareve nepergjithsi! Uroj paqe, bashkepunim dhe mbarvajtje ne te gjitha sferat e jetes.
Thumbs Up Thumbs Down
Cima më 09/09/2010 13:51:27
avatar
D.M.TH.ne Xhamijat e Shkupit ki far Reisi nuk ka mund ta fale Bajramin se ja kan be te ndalume se nuk eshte i mirseardhur se e njohin ma mire se keto te Tetoves.Ne Shkup ne asnje xhami sen hije,e keto hoxhollar te Tetoves te cilet shiten per nje post apo te cilet e mshefin realitetin per interesa dunjaje kjo eshte e turpshme duke e njofte kete person edhe ata vet shume mire.Turp turp.Une me prej ketyre Hoxhollareve nuk u besoj.
Thumbs Up Thumbs Down
bujari më 09/09/2010 13:44:56
avatar
Urime gjith muslimanve festa e Fiter bajramit....
1Verejtje per gjith muslimanet.. se viteve te fundit osht perhap ni fenomen qe po organizojn mbremje gazmore neper restorante edhe diskoteka per hir te Bajramit... o vllezer mos ti perzim festat fetare me haram.. me muzik,me alkohol flm per mirkuptim :)
Thumbs Up Thumbs Down
Lazam Kercove më 09/09/2010 10:59:03
avatar
Urime Festen e Bajramit te gjith Muslimanve ku gjinden neb bot
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 8 | shfaqen: 1 - 8
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com