-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Muslimanët po festojnë Fitër Bajramin
Me mesazhin për paqe solidaritet dhe tolerancë, besimtarët e komunitetit musliman sot kanë shënuar festën e madhe fetare të Fitër Bajramit. Manifestimi qëndror i faljes së Bajramit , u bë në Xhaminë e posandërtuar në lagjen Reçicë e vogël në Tetovë. Në urimin drejtuar besimtarëve, kreu i BFI-së bëri thirrje për pajtim dhe solidaritet me të varfërit.“Dita e Bajramit është një ditë feste gëzimi për krejt botën islame që jeton në këtë botë, prandaj mesazhi im i shkurtër është që sot duhet të vizitohen muslimanët mes veti ti shtrijnë dorën njëri-tjetrit të përkujdesen për skamnorët se vetëm kështu do fitojnë dashurinë e Zotit bekimin dhe mëshirën e tij ” tha kreu i BFI-së Sulejman Efendi Rexhepi. Festës së Fitër Bajramit i paraprinë një muaj i tërë agjërimi, adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit krijuesit të gjithësisë. Këtë ditë pjestarët e Komunitetit Musliman e kalojnë me vizita në familjet e tyre për t`i uruar festën njëri-tjetrit. “Festa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit në të cilin muaj është zbritur edhe Kurani Kerim, ka vlera të veta se në këtë muaj të bekuar duhet të jemi të gjithë të mirësjellshëm të bëjmë gjëra të mira” u shpreh një qytetar.“E festojmë këtë festë si musliman shkojmë vizitojmë familjarët tonë” tha një tjetër qytetar.“Jemi të kënaqur për muajin e ramazanit që kemi mbëritur të shkojmë në Xhaminë tonë, jemi të kënaqur që na është ndërtuar kjo xhami” tha një banor i Reçicës. Dita e sotme ka madhështinë e saj të veçantë për besimtarët Islam, pasi mbushen 1400 vite nga zbritja e Kuranit famëlartë, udhërrëfyesit të besimtarëve muslimanë. Bashkim Sulejmani
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



1Verejtje per gjith muslimanet.. se viteve te fundit osht perhap ni fenomen qe po organizojn mbremje gazmore neper restorante edhe diskoteka per hir te Bajramit... o vllezer mos ti perzim festat fetare me haram.. me muzik,me alkohol flm per mirkuptim :)
Dërgoni komentin