-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Cërvenkovski: Maqedonia me Gruevskin vend pa perspektivë
Edhe 19 vite nga pavarësia, Maqedonia po ballafaqohet me probleme të mëdha dhe sfida të rënda. Maqedonia falë sundimit të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së sot është shndërruar në një vend me marrëdhënie të brishta ndëretnike, me kolaps ekonomik, është shndërruar në vend ku nuk dihet se çka është pushteti e çka kriminalitet, nuk dihet se çka është policia e çka mafia. Akuzat e këtilla u lëshuan nga lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski para të pranishmëve në piknikun e oranizuar nga LSDM-ja, në Draçevë me rastin e 8 shtatorit ditës së pavarësisë së Maqedonisë.
“Sot për fat të keq sërish po ballafaqohemi me sida dhe probleme të rënda. Maqedonia është vend në të cilën ekonomia po fundoset, varfëria po rritet. Maqedonia është vend e përmendoreve të shtrenjta dhe njerëzve të varfër. Sot Maqedonia është vend ku qeveriset me kërcënime, kushtëzime dhe presione. Sot Maqedonia është vend ku shëndetësia është në kolaps të plotë, ku njerëzit vdesin nëpër korridoret e spitaleve, ku arsimi është në kaos. Me e keqja e krejt kësaj është se sot nuk e dimë se cila është ardhmëria jonë, cila është perspektiva, gjendemi në tunel pa dritë ”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetarë I LSDM-së.
Por akuzat e këtillë u hodhën poshtë nga kryeministri Gruevski i cili madje të gjitha cështjet përmenndura nga Cërvenjovski ia adresoi qeverisjes së tij në të kaluarën.
“Branko Cërvenkovski praktikisht e përshkruan mandatin e tij, se si dukej mandati i tij me kriminalitet, si dukej mandati i tij me papunësinë dhe shihet se ai ka gjetur veten, cilat kanë qenë anët negative dhe pse ka humbur pushtetin, dhe po teton të njëjtat çështje për ta cilat ai ra nga pushteti, qytetarët i nxorën nga pushteti në vitin 2006, po tenton të na i hedhë neve përmes formave të ndryshme, apsolutisht nuk pajtohem me këtë dhe koha do ta dëshmoj”, u përgjigj Gruevski.
Megjithatë Cërvenkovski u shpreh se ai dhe partia tij do të angazhohen që ky shtet siç u shpreh,ai një minutë e më parë të dal nga kaosi dhe çmenduria.
“Ky kaos, kjo çmenduri, ky shkatërrim duhet ndalur para se të behët shumë vonë. Ne e dimë se çka është obligim i jonë, çka është përgjegjësi e jonë dhe ne atë do ta bëjmë. Ne e dimë se cila është detyra jonë dhe ne atë detyrë do ta kryejmë ”, shtoi Cërvenkovski.
Cërvenkovski u shpreh i bindur se LSDM-ja përvjeorinë e ardhshën nuk do ta festoj si parti opozitare, por si parti në pushtet e cila sipas tij dinë të zgjidh problemet me të cilat përballet shteti.
Bedri Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin