Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Shqiptarët 19 vite jasht projekteve ekonomike

Shqiptarët 19 vite jasht projekteve ekonomike

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Cili është roli i shqiptarëve në ekonominë e Maqedonisë në 19 vitet e kaluara si shtet i pavarur? Sa për qind nga buxheti i takon shqiptarëve? Cilat projekte kapitale janë ndërtuar në vendbanimet me shumicë shqiptare dhe pse janë lënë jashtë procesit të privatizimit? Ish ministri i financave në vitet e 90-ta, Xhevdet Hajredini thotë se përkundër presioneve të vazhdueshme nuk është arritur që shqiptarët të marrin hisen që u takon apo të marrin pjesë në projktet ekonomike përfshirë edhe ato të privatizimit.
“Vetëm me presion më të madh ka pasur mundësi që pjesa adekuate e shqiptarëve në bruto produktin shoqëror të Maqedonisë t’u takojë edhe atyre afërisht. Kjo nuk është bërë as atëhere por as edhe sot ashtu si duhet, për shkak se si në aspektit të kërkesave politike por edhe ekonomike, hartuesi i politikës makroekonomike është partia më e madhe që e formon Qeverinë”, thotë Xhevdet Hajredini, Ish Ministri i financave nga radhët e PPD-së. 
Edhe pas 19 viteve si shtet i pavarur, ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi thotë se ka hapësirë që një përqindje më e lartë e buxhetit t’i takojë shqiptarëve.
“Mendojmë se ka hapësirë për t’u avancuar struktura e tanishme e buxhetit, nëse marrim pasqyrën e buxhetit aktual“, thekson Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Sipas Hajredinit në atë kohë prioritetet e shqiptarëve kanë qenë të ndryshme nga ato që janë sot.
“Dua ta theksoj faktin se tjera kanë qenë prioritetet atëhere, tjera janë sot. Sot janë pjekur kushtet meqë janë plotësuar disa nevoja elementare gjatë këtyre viteve për t’u aktualizuar çështja e ndarjes adekuate të buxhetit të Maqedonisë”, shton Xhevdet Hajredini.
Besimi, shprehet se BDI për 8 vite sa ka qenë në pushtet ka arritur të afrojë dhe zhvillojë ekonominë shqiptare, e cila ka qenë e lënë pas dore në krahasim me  pjesën maqedonase. Ai numëron ndërtimin e shkollave, rrugëve rajonale dhe lokale, zonën e lirë ekonomike në Tetovë dhe Marrëveshjet për tregti të lirë me Kosovën dhe Shqipërinë.
“Tani duhet të bëhet shumë që ajo të kompenzohet mirëpo thënë figurativishht nëse je në një garë dhe njëri nga garuesit ka ecur 80 për qind të rrugës ne duhet me një shpejtësi  fisht më të madhe të ecim që të arrijmë një nivel të barabartë”, vlerëson Fatmir Besimi.
Ndërkohë përpjekjet disa ditore të ALSAT-M për të marrë prononcimin e Partisë Demokratike Shqiptare, rreth kësaj teme ishin të pasuksesshme. Asnjë përfaqësues i kësaj partiu nuk iu përgjigjë thirrjeve për të komentuar zhvillimet ekonomike në Maqedoni që nga shpallja e pavarësisë. 
Nevzat Mamuti   

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

Albnori Oslo më 08/09/2010 20:32:00
avatar
Fakti qe edhe pas 19 vite te "pamvaresise" se Maqedonise, ne jemi aty ku jemi, zanafillen e ka qe ne formimin e Republikes se Maqedonise qe per shumicen e njerezve mendohet se ishte ne AVNOJ, (1943) por realisht ajo u be republika e 6-te ne 1945. Qe atehere strategjia e federates jugosllave ishte qe shqipetaret te jene ne "nivel te dyte" si ne republikat tjera ashtu edhe ne Maqedoni. Partia komuniste ishte e interesuar qe popullata ortodokse ne Maqedoni duke ju shmangur se kaluares qe mund ti sillte problem, afirmoi "vetedijen" e ekzistimit te popullit (NJE!) maqedon duke mos pasur aspak interesim ndaj shqiptareve sic ajo i quante muslimane analfabete bile edhe nomade. Duke afirmuar dhe zbatuar kete politike ne ngelem jashta institucioneve qe ishin shtylla e shtetit edhe pse aty-ketu ndonje shqipetar merte funksion (formalitet i paster). Shkollimi ishte i perkufizuar ne minimum ku ekonomia e dobet (pa perkrahje) mentaliteti i "friges" por per fat te keq edhe feja, nuk stimuluan te rinjte tane te shkollohen qe me vone te afrohen te "kulaci i shtetit". Te eliminuar "qe perpara" me ata mundesi qe patem, viteve `80 "rilindem" por perseri nga shteti u "burgosem". Ramja e Komunizmit ne Europen Lindore dhe prishja e RSFJ-s, edhepse na inkurajoi qe te bejm partite e para demokratike (PPD;PDP) qe vijoi me PDSH dhe sot BDI, nuk gjeten "shtrirjen e dores se mire" nga "demokracia maqedone". Ata te mesuar se "shteti maqedon esht e drejte eksluzive", KURRE nuk e ndien nevojen reale se ky shtet "edhe kur enderonin, edhe sot, edhe neser" esht shtet i te gjith qytetareve te barabarte, dhe pa shqiptaret ky shtet as qe do te quhej me MAQEDONI! Ai thjesht do te zhdukej nga ata te cilet mendojne se e formuan ate. Por doren ne zemer, sot kemi faje edhe ne, pse jemi ne kete "derexhe". Mendimi im esht se ne gabojme kur duam te "ndajme kulacin ne Shkup". Kete e kan nen prone "maqedonet", por sikur tu thonim se "edhe ne e kemi kulacin tone" (edhe ky ne Shkup)qe nenkupton brenda keti shteti por argument te forta se KY ESHT KONCEPTI JONE PER TA ZHVILLUAR KETE SHTETATJE KU JUVE NA NUK JU INTERESOJME POR NA DIME TE UDHEHIQEMI VET, e jo te sillemi "se na jetojme ketu ose me qira ose per qellime humanitare"! Keshtu vetem, maqedonet do te shohin "me se afermi shtetin e tyre" se nuk esht vetem i tyre. Mos e zgjas (sepse e zgjata?), PERDERISA NE SILLEMI RETH PJATES, ATA I HANE GJERAT KRYESORE, DHE NA SHAHEMI, FYHEMI NDERMJET SE KUSH I KA FAJET DHE SA VODHI! Alternativa?
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com