- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Besimtarët përgatiten për festën e Bajramit
Të gjithë besimtarët musliman sonte i japin fund muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa ditët e agjëruara për një muaj rresht nesër do ti krurozojnë me kremtimin e festës së Fitër Bajramit. Dita e Bajramit është dita kur gëzohen fëmijët, dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar pak komoditetet, dita kur farefisi takohet në bamirësi dhe kujdeset për njëri-tjetrin, dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërijnë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë si dhe dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes, pastrohet pas papastërsisë dhe e përshëndet pas injorimit.
Gjithashtu në këtë ditë të madhe të Bajramit nuk duhet të harrojmë kujdesin për të dobëtit dhe të paaftit dhe të mundohemi që gëzimi i Bajramit të depërtojë në secilën shtëpi dhe dhuntitë t’i përjetojë secila familje.
Feja islame preferon që në ditën e Bajramit të ndërmerren disa veprime, të cilat janë të kësaj bote, siç është zbukurimi, parfumosja, harxhimi më i madh për ushqimin dhe për veshmbathjen e fëmijëve dhe familjes, kujdesi për mysafirët, argëtimi por këshillohet që harxhimi të mos jetë i tepruar.
Edhe qytetarët e vendit tonë u shprehën se kanë bërë përgatitjet e fundit në pritje të Fitër Bajramit. Ata thanë se të gjitha përgatitjet janë bërë sipas mundësive por se ëmbëlsira kryesore “bakllava” e përgatitur vetë ose e blerë e gatshme nuk do të mungojë pothuajse në cdo familje.
“Vallai pak se me bo adetin se krizë e madhe është, sa t’ka njeri mundësi. Sot cka keni dal me ble? Ce nji tortë e pak mish e mora, me kapërcy se krizë e madhe shumë.”
“Po. Po jena përgatit. Cka keni përgatit? Bakllavë, qe e morëm edhe nga nji tortë, cato. Bakllavën e vet e keni bo a gati e keni ble? Gati e kena ble.
“Për gjithcka ka pas shitje, të gjithë artikujt që I kemi këtu, krejt janë shit. Bakllava cfarë cmimi ka? 10 denarë është copa, sa copa doni, 10 copa 100 denarë, varet se sa copa merrni. Më shumë për bakllavë kanë ardhë me ble apo torta? Më shumë për bakllavë.
“Festa e Bajramit është një festë shumë e madhe për gjithë muslimanët që ekzistojnë në këtë botë. Domethënë jemi bo gati sit ë gjithë të tjerët me bakllava, me pace, me drekën e Bajramit e me të gjitha të mirat që mundë ta pret dikush festën e Bajramit
Falja e namazit të Bajramit do të bëhet nesër në ora 6 e 57 minuta, ndërsa ne me rastin e Fitër Bajramit urojmë shëndet dhe mbarësi për të gjithë muslimanët kudo në botë.
Melihate Rustemi
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


