Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Rritet numri i azilkërkuesve maqedon në Austri

Rritet numri i azilkërkuesve maqedon në Austri

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Është rritur numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në Austri. Rreth 120 qytetarë të Strumicës dhe Radovishit në dy muajt e fundit kanë udhëtuar për në Austri ku dhe kanë kërkuar të drejtën për azil. Nga Ambasada e Austrisë në Shkup njoftojnë se 40 qytetarë  nga Radovishi janë kthyer nga Austria. Përfaqësues të ambasadës austriake takuan sot ministren e punëve të brendshme Gordana Jankullovska për të njoftuar atë rreth dukurisë së rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe mënyrën e parandalimit të saj. Sipas MPB-së dhe Ambasadës së Austrisë, azilkërkuesit kanë qenë të manipuluar nga disa agjenci turistike.
“Azilkërkuesit nga Maqedonia, në cilin do shtet të BE-së nuk do të fitojnë azil, duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë vlerësohet si shtet ku nuk ekzistojnë rreziqe për çka përcaktohet e drejta e azilit. Personat janë kthyer në mënyrë vullnetare, bëhet fjalë për 40 persona, pas kryerjes së bisedave nga përfaqësuesit e MPB-së Austriake, ata kanë pranuar vullnetarisht të kthehen dhe tashmë ndodhen në shtëpitë e tyre në Radovish.”, thotë Gordana Jankullovska, minsitre e Punëve të Brendshme.  
“Ambasada e Austrisë shpreh keqardhje se qytetarë të Maqedonisë janë bërë viktima të premtimeve të rrejshme të bëra nga agjencitë turistike joserioze lidhur me mundësinë e fitimit të mbështetjes financiare. Janë regjistruar raste ku janë paguar nga 500 euro për ndërmjetësim për dorëzimin e kërkesës për azil, bashkë me harxhimet e tjera nga 1 mijë euro e më shumë. Më 4 shtator ishin kthyer 40 personat e parë me autobus nga Austria deri në Strumicë, më shumë se 100 persona tjerë do të kthehen shumë shpejtë. U ishte premtuar mbështetje financiar mujore 400 euro në muaj nga ana e Austrisë', thotë Suzana Shmitc, zv.ambasadore e Austrisë. Alsat-M

Subscribe to comments feed Komente (2 dërguar):

më 09/09/2010 05:33:35
avatar
jo jo shiqoj cka bajn maqedonasit shtet ausriak medhan pare nga 400 euro ne muaj kjo vlen vetem per maqedosit per shqiptaret pak pun se ska kush me u interesue cfar politike vulnetar jan kthy ne shpi ajt rren ajt .//tungjat jeta Alsat
Thumbs Up Thumbs Down
osman më 08/09/2010 15:47:21
avatar
o krejt shteti ka me hik mirpo ma e keqja hik prej vuajtjeve shko ne vuajtje tjera kthe perseri ne vuajtje
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 2 | shfaqen: 1 - 2

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com